EKONOMI

Rrija e pagave, Ahmetaj: Ja kush i merr 100 milionë dollarë

21:02 - 08.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ministri i Financave shpjegon skemën që do të zbatojë qeveria për rrijen e pagave, dukse zbatuar vendimin e qeverisë sipas të cilit përfitojnë 90 mijë punonjës të administratës. Në emisonin “Të bësh Ekonomi” Ministria Arben Ahmetaj bëri të ditur se rritja për pagat minimale është vendosur në masën 36 %. Fondi i vënë në dispozicion nga qeveria është 100 milionë dollarë.

Sa është numri i të gjithë administratës? Kush ka përfituar?

Numri i përfituesve është 90 mijë duke përfshirë edhe punonjësit e njësive vendore, që janë punonjës në kuadrin e funksioneve të deleguara nga pushteti vendor, janë 80 500 në administratën qëndrore. Punonjësit e administrataës vendore përfitojnë rritje page në nivelin 7 %.

Rrija më lartë për cilën kategori është bërë?

Rrija më e lartë në % është ato me paga të ulta, në masën 36 %, nuk do të ketë më asnjë pagë nën 30 mijë lekë neto në muaj dhe është një munër rreth 7 mijë punonjësish që përfitojnë drejpërsëdrejti. Kjo fashë nuk janë punonjës me status të nënpunësit civil por janë të shërbimeve mbështetëse, ndërsa specialistët e të gjitha niveleve në administratë, mesatarja është 10 % me të njëjtën mesatare përfitojnë arsimtarët, shëndetësia. Policia ka mundësi të përfitojnë mbi bazën e ligjit të vitit 2014 dhe po e merr tani për shkak të suksesit të ekonomisë. Përfitojnë diplomatët rritje page dhe shumica e institucioneve të pavarura. Dua të theksoj që brenda reformës në drejtësi ne kemi alokuar një shumë të caktuar që do të konsumohet më vonë menjëherë pas vetingun. Marshi i rritjes në sistemin e drejtësisë shkon deri në 100%.

Nesë flasim për një rritje me 10 % pse nuk u vendos që në janar?

Pikë së pari duhej rakorduar me FMN dhe siç e dini marrëveshja u mbyll me 24 shkurt. Negociata ka vazhduar që në buxhetin e 2017 por duhet të realizojë të ardhurat.

Si e bindët FMN-në?

Ka qënë shumë e veshtirë për të bindur FMN për rrijen e pagave dhe pensioneve kemi pasur dy muaj negociatë. Kemi pasur një tension në negociata megjithatë, për shkak të suksesit në mbledhjen e të ardhurave, për shkak të reformave për shkak të autorësisë që ne kemi marrë mbi reformant ishte një lëvizje logjike që të binte dakord me ne për rritjen e pagave dhe pensioneve. 120 milionë dollarë është shuma që ka ngel në xhepat e qytetarëve për një vit vetëm nga ndryshimi i taksës nga e sheshtë në progresive. Për katër vjet 480 milionë dollarë është efekti i ndryshimit të politikës fiskale.

Janë rritur çmimet e konsumit, sa është efekti i rritjes së pagës?

Çmimet e konsumit ndjekin llogjikën e tregut të brendshëm dhe global. Inflacioni është 2 % dhe është i shëndetshëm. Kur inflacioni është i ulët nën 1 % tregon se ekonomia ka puls të dobet, kur ekonomia shkon me inflacion mbi 4 % mund të ketë një nxehje. Çmimet globale të energjisë dhe të lëndëve të para ranë për shkak të uljes së kërkesës dhe u importuan me çmime që binin ose ishin në standart.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.