BLUETOOTH

Nis sonte “BB 9”, skenaristja: Kush bën seks, do e vendosim ne

08:02 - 18.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Enida HIMAJ

Starton sot edicioni i nëntë i “Big Brother Albania”. Prej kohësh janë mësuar disa nga detajet e këtij spektakli, që këtë vit do të jetë totalisht ndryshe. Rregulli që ka bërë më shumë përshtypje deri më tani është mungesa e seksit në shtëpinë, që këtë vit do të mirëpresë çifte. Skenaristja italiane e programit është prononcuar për gazetarin Kelvi Kadilli. “Këtë edicion kemi lançuar një sfidë. ‘Big Brother’ i ka pyetur të gjithë se çfarë është ‘çift’ dhe çfarë do të thotë për ta ‘çifti’. Që do të thotë se çifti është e sigurt, por papritur del që ‘çift’ do të thotë shumë gjëra. Çift do të thotë seks, grindje, dashuri, romanticitet dhe tradhti… çift do të thotë shumë gjëra bashkë, por mbi të gjitha do të thotë një gjë e vetme”, – shprehet Alesia duke hedhur dyshime se loja në këtë edicion do të bëhet në dyshe.

Ajo nuk ka refuzuar t’i përgjigjet as pyetjes nëse do ketë apo jo seks në “Big Brother”. “Ku dhe kur ta vendosë ‘Big Brother’!” – përfundon ajo. “Bluetooth” ka mësuar se këtë vit seksi në “Big Brother” do të ketë një tjetër rol. Do të jetë “Vëllai i Madh”, ai që do të përcaktojë se cili ndër çiftet mund të kryejë seks. E natyrisht që seksi do të jetë ‘çmimi’ për ata çifte që arrijnë të triumfojnë në sfidat dhe lojërat e ndryshme që organizatorët kanë menduar për ta, javë pas jave. Nëse nuk respektohen nga banorët këto rregulla, penaliteti i menduar është përjashtimi nga loja.

Festa e “Big Brother”, mungojnë ish-banorët

Ndërkohë që të gjithë janë në pritje të programit që do të “gozhdojë” publikun përpara ekranit të “Top Channel”, mbrëmja e ditës së martë ka bashkuar ish-konkurrentët në festë. Ajo që ra në sy ishin mungesat e disa prej ish-banorëve më të spikatur në këtë festë. Fituesi i edicionit të 8, Veseli nuk ishte në festë. Nga ana tjetër edhe ish-e dashura e tij, Tea nuk u pa në ambientet e festës. Sa u përket edicioneve të shkuara, të mëdha ishin mungesat e disa nga emrave që kanë lënë gjurmë ndër edicione. Ajo që i bëri të gjithëve përshtypje ishte afrimi i çiftit të parë të “Big Brother”, Olsit dhe Najadës. Prej 8 edicioneve të spektaklit madhështor “Big Brother”, dyshja Olsi dhe Noçe kanë qenë personazhet më të komentuara, njëkohësisht më të dashura për publikun që i përcillte nga jashtë. Sot, edhe pse më nuk janë çift, vëmendja drejt tyre nuk po shuhet. Në festën e organizuar nga “Top Channel”, ata ranë në sy se si janë distancuar nga ish-konkurrentët e tjerë për të kaluar pak kohë të vetëm. Romanca e tyre dikur e zjarrtë ka marrë fund, por shikimet e Olsit në drejtim të ishit të tij thonë shumë.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.