BLUETOOTH

Taulant Seferi: Femrat më përndjekin, por e dua tradicionale

08:54 - 18.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gerilina KODHELI

 

Është vetëm 20-vjeç, por një talent mjaft premtues. Taulant Seferi është futbollisti më i ri që i është bashkuar Kombëtares Shqiptare, ku duket se shumë shpejt do të zëvendësojë denjësisht Lorik Canën. Sulmuesi nga Kumanova luan aktualisht me të rinjtë e Zvicrës, ndërsa karriera e tij në Maqedoni ka qenë e shkëlqyer. “Në moshën 16-vjeçare nisa të luaj për “Rabotnièki”-n e Shkupit. Me atë skuadër kemi pasur shumë sukses, fituam titullin e kampionit, gjithashtu, dhe kupën e Maqedonisë. Më pas kemi marrë pjesë edhe në kualifikime për Champions League dhe në Europa League në grupe. Në “Rabotniçki” qëndrova 1 vit e gjysmë dhe prej aty bëra transferimin në Zvicër”, tregon Taulanti, i cili aktualisht jetën e tij ia ka kushtuar futbollit dhe besimit në Zot. Megjithatë, siç ndodh shpesh me futbollistët, edhe Taulant Seferi ka të gjithë vëmendjen e femrave. Djali simpatik tregon se janë të shumta vajzat që i dërgojnë mesazhe çdo ditë, por ai është tradicional dhe parapëlqen vajzat shqiptare. “Kemi femrat më të bukura në botë”, tregon ai, ndërsa shprehet se do donte të kishte suksesin e Lorik Canës në fushën e blertë.
Prej sa kohësh i je bashkuar Kombëtares Shqiptare dhe kur të erdhi ftesa?
Bisedime kanë filluar që para 6 muajve, por u zyrtarizua 4 ditë më parë. Refuzova Maqedoninë për Shqipërinë. Ftesa me erdhi pas bisedimeve me kreun e klubit, përmes menaxherit tim dhe pastaj është lajmëruar trajneri i ekipit të “U21” se ishte në plan të më bënin ftesën. Ai ishte dakord, gjithçka ishte në rregull, si unë dhe familja ime ishim në rregull dhe u vendos.
Je i lumtur? Çfarë mendon për të ardhmen e Kombëtares dhe karrierën tënde me të?
Normalisht jam shumë i lumtur, unë dhe e gjithë familja. Besoj se të gjithë shqiptarët e Maqedonisë janë të lumtur për mua. Kam marrë shumë mesazhe pozitive nga shqiptarët e Maqedonisë, po ashtu edhe të Shqipërisë. Megjithatë, unë nuk i ndaj, sepse ne jemi një shqiptari. Sa i përket suksesit tim me Kombëtaren, unë besoj dhe shpresoj se në një të ardhme të shkurtër, Kombëtarja Shqiptare do ketë shumë sukses dhe për mua, gjithashtu, do jetë mirë, për karrierën time.
Aktualisht luan në Zvicër? Mund të na tregosh pak më shumë për karrierën tënde të deritanishme?
Po, jam në Zvicër me të rinjtë. Jam prej dy vjetësh në këtë skuadër. Unë jam rritur si futbollist në shkollën e futbollit në Milano. Në Kumanovë kam marr mësimet e para me trajnerin Ismet Zeqiri, të cilin e falënderoj pa masë. Më pas, në moshën 16-vjeçare shkova të luaj për “Rabotnièki” e Shkupit. Me atë skuadër kemi pasur shumë sukses, fituam titullin e kampionit, gjithashtu, dhe kupën e Maqedonisë. Më pas kemi marrë pjesë edhe në kualifikime për Champions League dhe në Europa League në grupe. Në “Rabotnièki” qëndrova 1 vit e gjysmë dhe prej aty bëra transferimin në Zvicër.
Çfarë pozicioni do kesh në Kombëtare?
Unë jam sulmues i krahut.
Së fundi nga Kombëtarja është larguar Lorik Cana. E ndjen veten një zëvendësues i tij, qoftë për shpirtin që do t’i japësh skuadrës, por edhe për suksesin me femrat?
Lorik Cana është një emër i madh i Kombëtares dhe gjithë shqiptarisë, por InShaaAllah do Zoti të kem suksesin e Lorik Canës, për të cilin kam respekt shumë të madh. Çfarë ka bërë ai për Kombëtaren shpresoj ta bëj dhe unë. Sa i përket femrave, kemi femrat më të bukura në botë.
Ke të dashur? Është shqiptare apo e huaj?
Jo, nuk kam të dashur. Jam single (qesh).
Çfarë të tërheq më shumë te femrat?
Për mua mendoj se ka rëndësi karakteri dhe respekti, gjë të cilat mendoj se femrat shqiptare e kanë.
Femrat i adhurojnë futbollistët. Të ka propozuar ndonjë fanse? Të përndjekin femrat?
Ka shumë që më shkruajnë por…
Nuk të pëlqejnë femrat që hedhin vetë hapin e parë? Je tradicional?
Mendoj se edhe femrat shqiptare janë tradicionale. Megjithatë, kushdo që hedh hapin e parë, besoj se ka guximin e plotë dhe kërkon atë që do.
Ke punuar ndonjëherë si model? E quan veten seks simbol?
Jo, nuk kam punuar asnjëherë si model dhe veten e quaj një djalë modest me pamje të bukur që ma ka dhuruar Zoti.
Sa vjeç je?
Jam 20 vjeç.
Cilat janë ambiciet e tua për karrierën, për të ardhmen? Ku do të jesh pas 5 vjetësh?
Mendoj fillimisht shëndetin dhe i lutem Zotit ta kem. Mendoj të punoj në maksimum dhe t’ia lë kohës të flasë.
Kush është skuadra jote e zemrës?
Barcelona.
Po futbollisti që adhuron?
Më pëlqen stili i Ronaldos, por nuk e adhuroj. Adhuroj vetëm Allahun.
Je besimtar i devotshëm?
Nuk falem të 5 vaktet, por falem kur kam kohë, falem pas stërvitjes. Megjithatë falem.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.