MILOSAO

Miu i depos së librave

09:27 - 03.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nga Sali BYTYÇI

Kishte lindur e ishte djalëruar në një stallë bagëtish së bashku me një duzinë minjsh të tjerë, po nga koha e rinisë së tij, përveç kujti-meve të mira, që nuk i harronte, e kujtonte edhe një ngjarje mjaft të pikëlluar: Një maçok i zi një ditë e kishte sulmuar duke e rrokur për kokë, por miu, si i shkathët që ishte, kishte arritur të nxirrte kokën jashtë dhëmbëve të tij, po kishte ngelur përgjithmonë i shurdhër. Për çudi, sytë i kishin shpëtuar pa iu dëmtuar dhe, prej këtij momenti, kishte fi lluar të  shihte trefi sh më shumë.

Ishte vigjilenca pas sulmit të ma-çokut, që ia kishte rritur të shi-kuarit apo mungesa e të dëgjuarit i kishte kaluar në fuqi të të shi-kuarit, këtë nuk e kishte të qartë as vetë miu.

Një ditë prej ditësh ishte mërzitur nga jeta në stallë dhe, pa një pa dy, kishte dalë jashtë dhe kishte mar-rë rrugë të gjatë.

Hajt hajt-hajt, pas një udhëtimi prej disa muajsh, në një natë kur ishte i lodhur nga udhëtimi, ishte ndalur afër disa dyerve të metalta, kishte gjetur një vrimë dhe ishte futur brenda. Errësirë. Kishte gje-tur një cep të ngrohtë dhe kishte fjetur si i vdekur.

Në mëngjes, pa zbardhur drita, i del gjumi. Nuk vonon shumë dhe hapen dyert. Nga jashtë hyn drita e ditës dhe para syve të miut shfaqet një hapësirë e paanë e mbushur me shumë dollapë me libra! Jo për një jetë, po të jetonte edhe njëqind, edhe një mijë jetë, ushqim aty për të do të kishte sa të donte ky! Vazhdon jetën aty duke mos u brengosur më për ushqim. Bile do të zgjidhte ushqimin. Dhe e zgjo-dhi. Do të ushqehej me shkronja. Prej tridhjetë e gjashtë shkronjave të gjuhës shqipe, zgjodhi një: shk-ronjën M. As ai që ma ka treguar këtë rrëfi m për miun nuk e kishte të qartë pse e zgjodhi mu shkro-njën M për t’u ushqyer me të, por sillej në mes të dy mendimeve: ishte shkronja e parë e emrit të llo-jit të tij apo se i shijonte më shumë kjo shkronjë?

Rrallë hante shkronjë tjetër. Sillej nga sillej dhe nga një M hante. Por sa më shumë që hante, në vend që të ngopej, edhe më shumë i shtohej uria. Kishte një uri të jashtëzakon-shme. Dhe M-të nuk soseshin në kryedeponë e librit të Vilajetit. Kështu librat fi lluan të dilnin nga shtypi pa shkronjën M. Romanit të Nazmi Rrahmanit jo vetëm në brendi, po edhe në titull i mungon-te shkronja M. Ai tani nuk ishte “Malësorja”, po “ alësorja”, vël-limet poetike të Fahredin Gungës dolën: “ mallkimet e fjetuna” dhe “ allkimet e zgjuara”, vëllimi poetik i Eqrem Bashës “Opuset e  aestros” etj.

Autorët, kur i panë si dolën librat e tyre që në titull, u egërsuan. Edhe pamja e qetë prej babaxhani e Nazmi Rrahmanit u kthye në një pamje të shqetësuar, që ishte e pazakontë për të! Fahredin Gunga u nxi në fytyrë kur pa si dolën li-brat e tij dhe kishte bërë me gisht nga Komiteti Komunal. Punëtorët ishin stepur. Ndërkaq, Eqrem Ba-sha vetëm kishte shprehur shenja habie, po jo nervozë e shqetësimi. Ndoshta titulli i librit po i dukej më modern sesa që e kishte men-duar!

Shtëpia botuese dhe stafi  i saj nuk po e gjenin dot misterin e zh-dukjes së shkronjës M nga librat që botonin, krejt puna binte mbi punëtorët e shkretë të cilët tani duhet të punonin natë e ditë për t’i plotësuar M-të që mungonin në li-bra. E miu, si miu, kënaqej shumë me vendin ku jetonte, me ushqi-min që hante aty, me nervozën që po u shkaktonte njerëzve, po edhe me fytyrat e ndryshme që po i shi-hte aty, po jo rrallë ndihej keq se kurrë në jetë nuk arriti të dëgjojë së paku një zë njerëzor: të gjithë zërat e njerëzve që punonin apo kalonin në depo, atij në vesh i vi-nin si një kuisje e shurdhët. Asgjë më shumë.

Po nuk jetoi gjatë kështu.

Një ditë prej ditësh, pasi ishte ngo-pur, po edhe ishte lodhur e s’ngopej me frymë pasi ishte fryrë aq shumë, kishte marrë një sy gjumë. Po gjumi nuk i kishte zgjatur, sepse një punëtor e kishte kapur për bishti dhe nuk e kishte lëshuar më. Ua tregon shokëve punëtorë të depos, të gjithë habiteshin kur e shihnin, sepse një mi të tillë nuk e kishin parë kurrë më parë. Pasi e panë të gjithë, Këshilli i depos së librit vendos ta dërgojë miun në QKUK, si një mi të rrallë, për eksperimentim.

Pasi qëndron disa ditë në një vend të posaçëm, një ditë i erdhi radha edhe miut të hynte në sal-lën e eksperimentit. Profesorë dhe studentë, të veshur me rroba të bardha dhe të pajisur me vegla të punës, e shtruan në tavolinë miun dhe fi lluan punën.

Me merakun që nuk dëgjoi një zë njerëzor, së paku një herë të vetme në jetë, pasi nga lëndimi i ishin shurdhuar veshët, po shkonte në botën tjetër, për të cilën ne nuk dimë si është, se aty asnjëherë nuk kemi shkelur.

Me skalper i ranë mes për mes barkut të fryrë dhe, për habi të tyre, barku i tij ishte i mbushur M të mëdha, M të vogla, M të shtypit, M të shkrimit, M të të gjitha llo-jeve. Pastaj fi lluan t’ia kontrollo-nin organet: mushkëritë, veshkat, shpretkën, të cilat i identifi kuan lehtë, por për habi të tyre, zem-rën nuk po ia gjenin dot. Por ata ishin këmbëngulës dhe, pas një mundimi të gjatë, arritën të gje-jnë një njollë përhime të vogël, me një m të vogël në mes! U habitën: Një mi kaq i madh e me zemër kaq të vogël, pothuaj të padukshme! Pastaj ia hapën kafkën, e panë dëmtimin aq të rëndë në veshë që ia kishte bërë në të ri të vet ma-çoku. Pastaj ia hapën vendin ku duhej të ishte truri, por në vend të trurit, gjetën vetëm një grimcë pështymë!

Në fund të eksperimentimit, mbetjet nga ajo që emërtohej mi, por më si i tillë nuk ishte tani, së bashku me mbetjet e eksperiment-eve të tjera, punëtorët e QKUK-së i hodhën në kontejnerin e plehrave. Këtu përfundon historia e jetës së lavdishme të miut dhe përfun-dimi po i lavdishëm i tij në sallën e eksperimenteve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.