Horoskopi

Horoskopi i datës 7 maj 2017

07:15 - 07.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Hënën në harmoni me Marsin e keni kundër, por bën lojën tuaj, ose më mirë të themi atë të partnerit. Sot është ai që përcakton rregullat. Jashtëzakonisht të qetë dhe pacifist, bindjuni urdhrave pa u ankuar, nëse nuk doni telashe të tjera.

DEMI

Puna do jetë fokusi i së dielës. Kudo që të jeni, në shtëpi apo jashtë saj, keni shumë gjëra për të bërë. Fitime të mira për ata që kanë një biznes. Në kuzhinë keni dorë të lirë për të eksperimentuar, përzierja e recetave të ndryshme do japë rezultate të kënaqshme.

BINJAKËT

Një Hënë ajrore do arrijë t’ju ngrejë humorin. Për më tepër do përmirësojë raportin në çift, që do ndizet nga dëshirat dhe gjestet delikate. Bëni shëtitje në natyrë, do merrni energjinë e duhur pozitive përmes ajrit të pastër.

GAFORRJA

Në qendër të vëmendjes është shtëpia dhe familja. Hëna ju fton të tregoni më shumë kujdes ndaj të afërmve dhe nevojave të tyre. Lajme të mira për personat që janë të vetë punësuar. Shumë shpejt do shihni shenjat e rimëkëmbjes. Të ardhurat në rritje.

LUANI

Bukuria juaj do jetë në qendër të vëmendjes, por do jeni kaq kërkues sa të mos kënaqeni vetëm nga tërheqja fizike, do pretendoni akoma më shumë. Udhëtime në horizont, duke ndryshuar ambient, do ndryshoni edhe monotoninë e raportit në çift.

VIRGJERESHA

E diel e qetë. Mos kultivoni shpresa për gjëra të paarritshme, shijoni atë që ju ofron e tashmja, duke filluar nga kënaqësia e një dreke të mirë. Muzika ndryshon nëse jeni vlerësues të artit, është periudha ideale për të vizituar galeri dhe ekspozita.

PESHORJA

Rreth jush po vërtiten mundësi të reja. Ndonjë e papritur e vogël nuk do mjaftojë që t’ju bëjë të humbisni kontrollin. Keni ideale të përbashkëta në çift, kultivoni interesa të njëjta dhe mbështetni një stil jete të rehatshëm.

AKREPI

Sot rrezikoni të acaroheni në çift, do ndjeheni më mirë në shoqërinë e miqve ose të kolegëve simpatikë. Keni nevojë për shpërqendrime. Për të përmirësuar humorin, duhet të ndryshoni ambient dhe nuk është mirë të fantazoni shumë.

SHIGJETARI

Qetësia e rutinës është demotivuese, për t’u ndjerë të gjallë keni nevojë për stimuj që vënë në qarkullim energji të reja. Do keni një takim të këndshëm me miqtë, do të ndjeheni gjithë të lirë dhe të gatshëm për aventura.

BRICJAPI

Sot nuk do të kaloni një ditë të qetë dhe do të reagoni ashpër ndaj pakënaqësisë. Për të dominuar emocionet, rrezikoni të acaroni marrëdhënien. Në familje shmangni polemikat dhe mos u tregoni tekanjoz, disa gjëra nuk mund të jenë të përsosura.

UJORI

Përqendrohuni në anën pozitive të jetës. Keni plot raste dhe nuk keni nevojë as të bëni zgjedhje, pasi do ju zgjedhin ato. Bëni një dialog të hapur me fëmijët, inkurajoni shpirtin e tyre të aventurës, por mos lini pa përmendur rrezikun.

PESHQIT

Çështjet ekonomike nuk ju shqetësojnë. Filozofia juaj e jetës është në linjë me parimet orientale, riafirmon parimet e ndryshimit. Ajo që sot është në rënie, nesër do arrijë kulmin dhe anasjellas.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.