EKONOMI

Ish-të përndjekurit, 7 ditë kohë për të plotësuar dosjet, gjashtë kategoritë prioritare

10:25 - 25.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Ornela MANJANI

Ministria e Financave publikon listën me ish-të përndjekurit politikë që duhet të plotësojnë dokumentacionin për të përfituar këstin e radhës. Përfituesit kanë vetëm 7 ditë kohë për plotësimin e dokumentacionit për të marrë dëmshpërblimin. Në total janë 34 dosje me mangësi, të cilat duhet të plotësohen brenda afatit ligjor për të marrë paratë.
Përfituesit
Lista është hartuar bazuar në klasifikimin e kategorive prioritare të përcaktuara më parë nga dikasteri i Financave. Janë përcaktuar gjashtë kategori prioritare dhe janë përcaktuar dokumentet që duhen plotësuar për çdo kategori përfituese. Të parat në listë janë gratë ish-të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës. Sipas urdhrit të Ministrisë së Financave, në kategorinë e dytë me prioritet janë persona ish-të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit që vazhdojnë të jenë gjallë. Ndërsa në kategorinë e tretë me prioritet janë persona ish-të dënuar politikë të gjallë që vuajnë nga sëmundje të rënda. Në kategorinë e katërt me prioritet janë persona ish-të dënuar që janë gjallë të cilët, pavarësisht moshës në momentin e pagesës, kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç. Ndërsa për kategorinë e pestë me prioritet janë persona ish-të dënuar që nuk jetojnë, por që në momentin e pagesës kanë trashëgimtarë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç. Në kategorinë e gjashtë me prioritet janë persona ish-të dënuar që janë gjallë dhe që në momentin e pagesës nuk kanë mbushur 75 vjeç. Ata duhet të dorëzojnë certifikatë personale jo më të vjetër se një javë nga data e dorëzimit dhe numër llogarie.

Gjashtë kategoritë prioritare
1) Ish-të dënuarat politike gra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës;
2) Ish-të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji;
3) Ish-të dënuarit politikë të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit nënligjor të posaçëm;
4) Ish-të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga mosha, kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji;
5) Ish-të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji;
6) Ish-të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.