AKTUALITET

Akuzohen për trafikun e tonelatave kanabis nga Shqipëria në Itali, Habilajt dalin në gjyq

10:08 - 27.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Sipas medieve italiane do të zhvillohet shume shpejt në gjykatën e Katanias seanca e parë gjyqësore e grupit shqiptar të trafikut të drogës me në krye Moisi Habilajn.

Do të jetë pikërisht data 31 tetor kur në shtetin italian do të nisë seanca e parë gjyqësore për të dhënë masën ndaj shtetasve të akuzuar si trafikantë të lëndëve narkotike.

Kështu, Moisi Habilaj, Maridian Sulaj dhe Fatmir Minaj, ndërsa italianët janë; Antonio Riela, Vincenzo Spampinato, Gianluca Passavanti dhe Angelo Busacca.  Ndonwse, Shqiptarët e arrestuar kanë kundërshtuar akuzat. Nga grupi Habilaj në Shqipëri është arrestuar edhe financuesi Nezar Seiti, për të cilin priten dokumentet nga Italia për ta ekstraduar, ndërsa në kërkim është Florian dhe Artan Habilajt, dy vëllezërit e Moisiut që është hapur në Itali.

Prokuroria shqiptare për dosjen e Habilajve ka akuzuar për përfshirje edhe ish-ministrin Tahiri, për të cilin kërkoi edhe autorizim nga Kuvendi për arrestim, por shumica vendosi vetëm hetim të lirë. Grupi i Habilajve akuzohet për trafikun e tonelatave kanabis nga Shqipëria në Itali, ndërsa nga përgjimet rezulton se janë përfshirë edhe zyrtarë të policisë, për të cilët vijojnë hetimet nga pala shqiptare.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.