BOTA

Erdogan kërcënon pas rrëzimit të helikopterit turk: Do ta paguajnë shtrenjtë

08:48 - 11.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, duke bërë të ditur se në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” në Afrin të Sirisë është rrëzuar një helikopter ushtarak, është shprehur se “Ndoshta ne do të kemi një helikopter më pak, por ata do ta paguajnë këtë, jo me një kosto dyfishe, por me një kosto shumëfishe”, raporton Anadolu Agency (AA).




“Që nga ky mëngjes janë neutralizuar 1.141 terroristë. Pak më parë është rrëzuar një helikopter i yni. Sigurisht që këto do të ndodhin, sepse ndodhemi në një luftë. Do kemi humbje, por gjithashtu do t’iu shkaktojmë humbje. Ditën e djeshme shkatërruam depot e raketave me një sasi shumë të madhe, dhe për këtë arsye ata tërbohen. Ne jemi të vendosur, besojmë dhe jemi më lart. Ne do t’ia dalim me sukses. Ky peizazh krenar ngarkon me përgjegjësi të mëdha çdo qytet të vendit tonë dhe çdo pjesëtar të popullit tonë”, është shprehur presidenti Erdoğan, gjatë një takimi të AK Partisë në Stamboll.

Ai ka theksuar se i kushtojnë një rëndësi të veçantë mekanizmit të këshillimeve dhe se sulmet e organizatave terroriste nuk do ta ndryshojnë qëndrimin e Turqisë.

“Nëse kryhen këshillime dhe vlerësime atëherë mund të vërehet shumë qartë se do të merren rezultate. Kemi përvojën sepse kemi arritur këtu duke i provuar këto dhe do të vazhdojmë të ecim në të njëjtën mënyrë. Sulmet e ulëta të organizatave terroriste, kryesisht të FETO-s dhe të PKK-së, por as edhe ndryshimet politike që tashmë arrijnë në armiqësi të disa shteteve që për vite me radhë i kemi vërejtur aleate nuk kanë mundur ta ndryshojnë dhe gjithashtu nuk do ta ndryshojnë edhe pas kësaj qëndrimin tonë”, tha presidenti i Turqisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.