Sociale

Dita Ndërkombëtare e Grave në Shkencë, Meta: Shoqëria ka nevojë për modele të tilla suksesi

16:16 - 12.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë ka marrë pjesë në një aktivitet ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesi i “UNWomen” në Shqipëri Giuseppe Belsito, pedagoge, shkencëtare, nxënëse të shkëlqyera të shkollave të mesme.




Me këtë rast Presidenti Meta i dhuroi Bibliotekës duke pasuruar fondin e saj tri libra të autorëve shqiptarë Kristo Frashëri, Virgjil Muçi dhe Marin Barleti për Heroin tonë Kombëtar, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeu, si dhe zhvilloi një bashkëbisedim të zgjeruar me të pranishmet lidhur me arritjet, problematikat dhe sfidat  dhe sukseset e grave dhe vajzave shqiptare në shkenca të ndryshme.

Në fjalën e tij, kreu i shtetit nxiti gratë dhe vajzat që të bëhen pjesë e këtyre profesioneve, duke theksuar se i shërbejnë jo vetëm ekonomisë, por janë edhe vlerë e shtuar e shoqërisë.

“Që të kemi një zhvillim të plotë dhe cilësor të shkencave të teknologjisë dhe ekonomisë,  është vitale investimi arsimor dhe profesional i grave dhe i vajzave njëkohësisht dhe mundësi për të garantuar dhe barazinë e tyre më të plotë, sociale në të ardhmen. Kjo kërkon një investim të edukimit që në fëmijëri dhe nxitjes së mbështetjes së vazhdueshme në këto fusha për zgjedhjet që do të bëhen gjatë gjithë jetës së tyre arsimuese. Rruga dhe mënyra për t’i nxitur vajzat të zgjedhin rrugën e shkencës dhe për të arritur një arsimim të tyre të plotë në shkencë janë të shumta. Unë do të veçoja disa. Ne sot, sikurse u përmend këtu, kemi të pranishme fituese të çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare; kemi autore të shumë teksteve shkencore në fushat e kimisë, bioteknologjisë, biologjisë, fizike, informatikë, fizikë e aplikuar, gjeologji, inxhinieri, dhe askush më mirë se ju nuk mund ta bëjë këtë nxitje, këtë sensibilizim ndaj vajzave të reja për të dhënë kontributin e tyre në fusha të konsideruara si ‘domain’ të burrave, në të kaluarën. Ndaj, duhet të kemi prezencë akoma më të madhe të mesueseve dhe pedagogeve femra, duke i mbështetur ato më shumë veçanërisht në fushat dhe lëndët e konsideruara gjoja si ‘mashkullore’ në mënyrë që modeli i tyre t’u shërbejë vajzave tona për të zgjedhur këto fusha në të ardhmen.” tha ndër të tjera Presidenti


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.