LIFE STYLE

Çfarë duhet të dimë për flokët

15:01 - 15.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Flokët janë një pjesë shumë e rëndësishme e pamjes së jashtme. Prandaj dhe kujdesi për to duhet të jetë shumë i madh.




Numri i flokëve në kokë lëkundet nga 120.000-500.000. Ato ndodhen me shumicë në pjesën e prapme të kokës dhe me pakicë në pjesët e tjera.

Gjatësia e flokut rritet normalisht 12-15 cm në vit, pra 1-1.5 cm në muaj. Rënia normale e flokut duhet të jetë 100-200 fije në ditë.

Ja se çfarë duhet të dimë për flokët:

Llojet e flokut

Flokët gri janë zakonisht të fortë dhe të shndritshëm. Bërja e permanentit në to është e vështirë. Për këtë arsye përdorim formulën për flokë të shëndetshëm.

Floku i dendur. Kujdes! Nuk duhet të ngatërrojmë flokun e dendur me flokun e trashë. Mund të kemi flokë të dendur dhe të hollë, të trashë dhe të rrallë. Flokët e dendur kërkojnë ndarje të vogla dhe bikudina të mëdha. Flokët e dendur janë zakonisht flokë të shëndetshëm.

Flokët e shkurtër dhe të gjatë. Gjatësia e flokut në permanent ka rëndësi për përmasat e bikudinave dhe mënyrën si do të kapen. Gjatësia e përshtatshme e flokut për permanent është nga 6-15 cm.

Flokët porozë dhe flokët jo porozë. Flokët porozë janë zakonisht të thatë, të shkatërruar nga dekolorimet, nga lyerjet ose nga dielli. Thithin shpejt lagështirën e permanentit dhe bëhen shpejt me bukle. Kanë nevojë për permanent. Krejt ndryshe, flokët jo porozë janë zakonisht me yndyrë. Shumë thjesht mund të përcaktoni nëse floku është poroz ose jo. Kaloni gishtin tuaj në gjatësinë e një fije floku të tendosur dhe nëse gishti pengohet dhe floku mblidhet atëherë floku është poroz dhe delikat.

Rënia e flokëve

Rritja e shëndetshme e flokëve tanë lidhet mjaft me dietën. Një faktor që ndikon në rënien e flokëve është edhe mungesa e hekurit e sidomos vitamina. Ajo bën që sasia e hekurit në gjak të jetë e ulët, kjo shkaktohet nga dieta e varfër me mish, vezë dhe drithëra. Frutat e freskëta dhe perimet gjithashtu janë të nevojshme, sidomos ato që mbajnë vitamina C, e cila ndihmon trupin që të tretë ushqimin e marrë nga vitaminat.

Pritini flokët

Mos kini frikë nga gërshëra, pasi prerja e flokëve e sidomos majave të dëmtuara, ndihmon që flokët tuaj të duken më të bukur dhe të shëndetshëm.

Çfarë i dëmton flokët 

Edhe pse lëkura e kokës sonë është e mbrojtur nga flokët, ajo mund të dëmtohet nga maskat apo bojërat e aplikuara në mungesë in-eksperte apo në sasi të tepruar. Shpesh ndodh që lëkura të jetë alergjike ndaj bojës, shampos apo kremrave, prandaj ajo nuk duhet aplikuar direkt e në kokë, por më parë, në një sipërfaqe të vogël lëkure me dorë.

Sigurisht edhe me sasinë duhet të kemi kujdes. Edhe shampoja e tepërt dëmton flokun. Nuk duhet aplikuar më shumë se një lugë gjelle shampo.

Larja e parë bën që yndyrat, papastërtitë dhe kimikatet të pastrohen nga flokët, ndërsa larja e dytë bën që efekti kuron shampon të veprojë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.