Kryesore

“Shqiptarët për shqiptarët”/ Sheqerja kërkon ndihmë, jeton me dializë dhe nuk ka para të blejë ilaçet

20:48 - 02.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” në News24 ka trajtuar këtë të premte problemin e një banoreje të Librazhdit e cila prej 7 vitesh është në dializë.




Sheqere Gega e cila ka zbritur nga një fshat i thellë i Librazhdit është e sëmurë e i duhej të ecte 4 orë në këmbë për të mbërritur në spitalin e qytetit. Ndaj vendosi të shpërngulej në Tiranë, e të strehohej në Banesat Sociale, shkruan BalkanWeb.

“Jam e sëmurë prej 7 vjetësh, jam në dializë. U detyrova të rri me qera këtu, dhe kam kërkuar vazhdimisht ndihmë. Kërkoj ndihmë vazhdimisht, se nuk i përballoj dot gjërat më,” shprehet ajo.

Sheqeres i duhet te shkojë tre herë në javë në dializë. E sikur të mos i mjaftonte ky hall, ka edhe dy prindërit  të sëmurë.

“Vetëm iki në dializë, por kur kthehem jam shumë dobët, e dua një njeri patjetër mbrapa, shumë e lodhme,” thotë Sheqerja.

Ilacet që i duhen më tepër, ajo nuk i merr dot.

“Nuk i marr dot ilaçet që më duhen. Nuk i përballoj dot. Unë nuk marr azemplarin edhe Ferrovilin. Dua 12 amplula në muaj, ato kushtojnë. Janë  shumë të rëndësishmë për ne që jemi me dializë ndërsa unë  nuk i kam marrë asnjëherë pre 7 vitesh. Gjithë jetën nëpër spitale, që kur kam lindur unë është sëmurë mami. Kur kam mbaruar klasën e tetë mami nuk ka lëviz më, nga ilacet ka krijuar imunitet. Po gjithsesi jeta është me shpresa, kjo është jeta, duhet me e përballu ..” thotw Sheqerja.

Edhe Sheqerja do te kishte dashur një jetë normale, si gjithë të tjerët, por për të kjo, duket se është e pamundur.

“Do kisha bërë shumë gjera, por kështu ka qenë kismet për ne,” thotë e trishtuar ajo.

Burimi: BalkanWeb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.