Prej kohësh tashmë nuk ka ardhur në treg me ndonjë këngë të re, ashtu siç vetëm ai di t’i sjellë. Kjo vetëm sepse është duke u përgatitur për trilogjinë e këngëve të albumit “Hiraeth”. Po flasim pikërisht për këngëtarin e njohur Kosovar, Alban Ramosaj, i cili së fudnmi ka postuar në faqen e tij parapërgatitjet për këngën e parë të trilogjisë “Hiraeth”, “Ike”. Por ajo që bie më tepër në sy në këtë projekt të ri muzikor të Albanit është pikërisht përmbajtja e këngës. “Ike” i është dedikuar dikujt? Një femre, e cila ka lënë gjurmë në jetën e këngëtarit duke e lënë atë edhe zemërthyer?
Ende nuk dihet një gjë e tillë, por mund të themi se mund ta aludojmë nga postimet e tij të fundit në ‘Instagram’. Në postimin më të fundit, këngëtari ka shkëputur pjesë nga filmi i njohur “Original Sin” (Mëkati Fillestar), ku protagonist janë aktorët e njohur Antonio Banderas dhe Angelina Jolie. Historia e një burri të pasur dhe një hajduteje, e cila përfundon vetë në kurthin që i ngre atij duke rënë në dashuri me të. Të jetë ky subjekti i këngës apo diçka e përjetuar nga Albani? Urojmë ta zbulojmë së shpejti në këngën që me siguri do të jetë një nga hitet e tij!