Prej kohësh është shkëputur nga vëmendja e medias rozë që nga ndarja e bujshme që pati me të dashurin e saj, biznesmenin nga Zvicra. Tashmë transgjinorja më e famshme në Shqipëri, Linda Rei ka vendosur t’i rikthehet modelingut duke provokuar çdo ditë e më shumë me fotot që poston në ‘Instagram’.
Kësaj radhe Linda ka befasuar duke postuar një foto në breg të detit të Maltës, ndërsa kishte veshur vetëm një kanotiere e asgjë poshtë. Kjo mund të jetë ‘normale’ për atë si foto, por të tillë s’mund ta mendojnë shumë nga ata që e ndjekin, duke bërë kështu që Rei t’i bllokojë prej kohësh komentet duke i lënë ‘pa të drejtën e fjalës’ ndjekësit e saj. E nxehtë por mbase më tepër seç duhet? Kjo është Linda Rei.
Shfaq Komentet (0)