Rajoni

Pacolli: Serbia të ndalë shitjen dhe faljen e armëve si mjet për pengimin e njohjes së Kosovës

08:28 - 23.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria Jashtme e Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli shprehin “shqetësimin e thellë mbi publikimin e dëshmive bindëse nga organizatat kredibile ndërkombëtare, siç është Amnesty International se armatimi i prodhuar në shtetin serb vazhdon të përdoret nga disa shtete afrikane, të cilat bëjnë shkelje sistematike të të drejtave të njeriut dhe madje përdoren edhe nga luftëtarët e Organizatës Terroriste Boko Haram”, – thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës.




Ministria e Punëve të Jashtme i bën thirrje komunitetin ndërkombëtarë që të “rrisë kontrollin, verifikimin dhe mbikëqyrjen e sjelljeve dhe veprimeve të tilla të shtetit serb në kontinentin afrikan, të cilat në mënyrë të tërthortë i kontribuojnë abuzimeve të të drejtave themelore të njeriut dhe kërcënimit serioz të paqes dhe sigurisë”.

Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se publikimi i këtyre dëshmive forcon bindjen se Serbia ka përdorur dhe po përdorë shitjen dhe faljen e armëve si mjet të diplomacisë për të joshur disa shtete jo-njohëse të Republikës së Kosovës në kontinentin afrikan, që mos të ndërmarrin një hap të tillë, thuhet në komunikatë./REL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.