Kryesore

Enkel Kallushi, kardiokirurgu shqiptar që po shpëton jetë në Itali

14:21 - 04.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vetëm pak ditë më parë, ai ka shpëtuar jetën e dy pacientëve të sëmurë nga zemra në Itali. Shqiptari 44 vjeçar nga Tirana quhet Enkel Kallushi dhe ka përfunduar studimet e larta për mjekësi. Sot ai punon si kardiokirurg në spitalin e Opa-s në Itali, ku po ushtron me profesionalizëm pasionin e tij më të madh. Misioni i tij është i qartë, të shpëtojë jetë e këtë bëri edhe në mes të temperaturave të larta të fundit të gushtit. Një nga gazetat italiane ka shkruar për mjekun shqiptar duke vlerë-suar kontributin e dhënë gjithë këto vite në shërbim të pa-cientëve.




“Gjyshërit e mi shpresonin të bëheshin mjek për të trajtuar familjen dhe njerëzit e mi. Prindërit e mi donin që unë të isha një avokat”, – thotë kardiokirurgu për gazetën. Ndërkohë kjo e fundit më tej shkruan se Enkel Kallushi mban zemrat e pacientëve në duart e tij dhe mundohet me të gjitha forcat që ti kthejë ato në jetë.

Kështu, ndodhi edhe të shtunën e kaluar të gushtit kur në periudhën klasike të pushimeve, mjeku shqiptar së bashku me kolegët e tij arriti pas orëve të gjata të shpëtonte jetën e dy pacientëve që ishin në rrezik. “Dhe ai e bëri atë në heshtje pa u ndier si një hero, por duke punuar krah për krah me ekipin në dy ndërhyrje të veçanta. Ai përfundoi në orën 9 të dielën. Për Enkel Kallushin nuk është një sukses i jashtëzakonshëm, por është pjesë e profesionit të tij që jeton me pasion”,- shkruan gazeta italiane. Ky doktor profesionist do të mbahet mend gjatë në spitalin e Opa-s për ndërhyrjet kirurgjikale dhe kontributin e tij të paçmuar në fushën e mjekësisë. Ndërkohë kanë qënë vetë të afërmit e një prej pa-cientëve që shprehën falenderimet e përzemërta për mjekun shqiptar, pasi sipas tyre Enkeli bëri një mrekulli.

Historia

Sipas gazetës italiane jeta e mjekut shqiptar është një histori e bukur. “Unë kam lindur në Tiranë. Prindërit e mi dhe motra ime dentiste jetojnë atje. Gjyshërit e mi nuk janë më në jetë, por jam i sigurt që më shohin nga lart. Pas studimeve në Shqipëri kisha mundësi të punoja në OPA, një realitet tjetër shëndetësor ku nuk ka in-dividualizëm, por të gjithë punojmë së bashku me një qëllim të vetëm: shëndetin e pa-cientëve”,-shprehet Enkel Kal-lushi. Ndërkaq, e shtuna e jav-ës së fundit të gushtit do të vinte me dy ndërhyr je kiru-rgjikale rekord, por tejet të do-mosdoshme nga ana e mjekut shqiptar. “Urgjenca e dytë erdhi në orën 21:30. Ne përfunduam të dielën në mëngjes. Çdo gjë ishte e mundur falë ekipit të anestezistëve; ata dhanë ndryshimin. Ne të gjithë kemi punuar së bashku dhe pacientët tanë janë mirë”, – shprehet Kallushi.

Më tej, ai modestisht thotë se ky rezultat i mrekullueshëm erdhi falë angazhimit të thellë të të gjithë stafit mjekësor. “Kirurgu i zemrës ka një zemër të madhe si një përqafim, ai shpëton jetën”,-mbyllet shkrimi për kardiokirurgun shqiptare Kallushi nga gazeta italiane.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.