LIFE STYLE

Lajm i keq për përdoruesit e smartphonëve/ Nuk do të ketë më  WhatsApp?!

13:49 - 09.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duke filluar nga 1 shkurti, përdoruesit e smartfonëve me versionet më të vjetra të programeve iOS dhe Android, nuk do të jenë më në gjendje të krijojnë llogari të reja ose të verifikojnë ato ekzistuese në aplikacionin e mesazheve, shkruan tabloidi më i njohur i botës ”The Sun”.




Do të preken personat që përdorin versionet 2.3.7 ose më të vjetra.

I njëjti fat i pret edhe përdoruesit e iPhone me versionin iOS 8 ose më të vjetër.

Fatmirësisht, shumë smartfonë do të kenë ende mundësi të shkarkojnë sisteme operuese më të përditësuara, në mënyrë që përdoruesit e pajisjeve më të vjetra të kenë akoma mundësi të bëjnë përditësime para 1 shkurtit.

Programet, si iOS 9, janë në dispozicion për iPhone 4 e tutje.

iPhone 4 është në treg që prej vitit 2011.

Përdoruesit e Android, duhet të aktivizojnë “Settings”, të klikojnë “About Phone” dhe pastaj “Software Update”.

Nëse jeni përdorues i iPhone, duhet të aktivizoni “Settings”, pastaj të klikoni “General” dhe pastaj “Software Update”.

Që të dyja metodat do të paraqiten në versionin e ardhshëm të programit në përdorim dhe do të japin mundësinë për të bërë përditësime, nëse do të jetë e nevojshme.(Atsh)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.