POLITIKË

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, reagon OSBE: Hap i rëndësishëm drejt një reforme të plotë

17:17 - 14.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me anë të një shënimi në TWitter, OSBE shprehet se e sheh marrëveshjen si një hap të rëndësishëm drejt një reforme të plotë e në kohën e duhur, që do të trajtojë rekomandimet  e OSBE/ ODIHR-it, në dobi të të gjithë qytetarëve shqiptarë.




Postimi i plotë i OSBE:

Prezenca e OSBE mirëpret marrëveshjen e sotme politike për reformën zgjedhore. E shohim këtë marrëveshje si një hap të parë të rëndësishëm drejt një reforme të plotë e në kohën e duhur, që do trajtojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ ODIHR, në dobi të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Prezenca është e gatshme të vijojë të kontribuojë në procesin e reformës zgjedhore, në përputhje me mandatin e saj.

Forcat kryesore politike ne vend arritën sot një marrëveshje për të realizuar me mirëkuptim reformën zgjedhore deri më 15 mars.

Në një tryezë të bashkëkryetarëve të komisionit të posaçëm, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari me dy përfaqësues të mandatuar nga opozita e bashkuar, Petrit Vasili nga LSI e Oerd Bylykbashi nga PD,  ranë dakord për miratimin e reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.