Kronikë

Zbulohet dokumenti që favorizoi lirimin e ish-kreut të bandës së Durrësit, kush është kompania që doli garant për punësimin e tij

17:28 - 14.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Anëtari i bandës së Durrësit, 36-vjeçari Endrit Dokle u la i lirë nga Gjykata e Krujës, pavarësisht se ishte i dënuar me burgim të përjetshëm .




Ndër arsyet ku mbëshetet vendimi i Gjykatës është fakti se ka kryer ¾ e dënimit dhe fakti tjetër që ka pasur sjellje të mirë në burg dhe disa rrethana të tjera.

Eshtë një kompani ndërtimi, e cila ka dhënë garanci për punësimin e ekponentit të njohur të botës së krimit, nëse ai lirohej nga burgu.

Në kontratën e lidhur mes Dokles dhe kompanisë “Mateo Konstruksion”, kjo e fundit merr përsipër punësimin e ish-të dënuarit pasi të kalojë një periudhë prove prej 3 muajsh.

Sipas kontratës që i premtohet punësimi, kompania me administrator Agim Çakon, merr përsipër të paguajë Doklen 35 mijë lekë të vjetra në muaj si dhe t’i paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.