BOTA

Shkatërrohet banda e çifteve shqiptare në Itali që vidhnin apartamente, ja çfarë iu sekuestrua

18:02 - 20.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia italiane ka vënë në pranga dy çifte shqiptarësh, gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme, pasi akuzohen se vidhnin apratamente në Macerata.




4 të arrestuarit, dy burra dhe dy gra, që vidhin kryesisht apratamente, së fundmi kishin “zgjeruar” zonën ku zhvillonin grabitjet, raportojnë mediat italiane.

Policia ka hetuar grupin imtësisht. Grupi i hajdutëve vepronte në një mënyrë të fshehtë dhe të organizuar. Ndërsa dy gratë rrinin duke “ruajtur” zonën, dy burrat hynin në banesa dhe kryenin vjedhjet. Në një nga vjedhjet, ndërsa ishin në vëzhgim, policia arrestoi të gjithë anëtarët e grupit.

Forcat policore arritën të sekuestrojnë një sërë sendesh të çmuara si telefonë celularë, varëse floriri, varëse argjendi etj. Po ashtu, në makinën që grupi i grabitësve përdorte kishte edhe mjete si doreza, çelësa, leva etj, sende që përdoreshin për të kryer bastisjet. Së paku 4 vjedhje janë dokumentuar tashmë nga karabinierët.

Gjithçka e sekuestruar, por edhe gati 5 mijë euro, të dyshuara të ardhura nga krimi, i janë dorëzuar autoriteteve gjyqësore. Të dyshuarit u vendosën në burg, në pritje të seancës gjyqësore në ngarkim të tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.