Kosova

Thaçi dekreton Albin Kurtin për kryeministër: Ka dy javë kohë të formojë qeverinë

12:24 - 20.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar Albin Kurtin në postin e kryeministrit të Kosovës. Ky fakt bëhet i ditur nga mediat kosovare. Koha.net shkruan se Thaçi ka dekretuar Kurtin, pavarësisht se ai nuk është paraqitur në takim me kreun e shtetit.Përveç me letër, Presidenca, ka ftuar për dekretim Kurtin edhe nëpërmjet telefonit.




Dekreti i presidentit, pas orës 12:00 do të përcillet te kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili zyrtarisht njoftohet për emrin e mandatarit të propozuar.Pas këtij veprimi i mbetet Konjufcës që ta thërrasë mbledhjen e Kuvendit ku mund të votohet Qeveria nëse në afatin prej 15 ditësh, Kurti siguron një marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.