Show-Bizz

“Dy vitet e para kam vuajtur shumë”, Anjeza Branka rrëfen për herë të parë vështirësitë qe ka kaluar

21:42 - 21.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E ftuar pasditen e sotme tek “Rudina”, këngëtarja e njohur Anjeza Branka, rrëfeu më shumë për jetën e saj dhe vështirësitë që kishte kaluar.




Në moshën 9-vjeçare, këngëtarja emigroi së bashku me familjen në Gjermani, ku dy vitet e para vuajti shumë.  Aty mbaroi gjimnazin dhe punoi punë të ndryshme si kamariere apo banakiere.

“Kam lindur në Tiranë, kisha një jetë shumë të lumtur. Pa i mbushur 9 vjeç kemi emigruar me familjen në Gjermani, me ambasadat  gjermane, jo për probleme ekonomike, por për probleme familjare. Isha e vogël dhe mbaj mend që kishte shumë njerëz dhe flinim në ambasadë brenda. Nuk e mbaj mend sa ditë, por di që disa ditë kemi ndenjur. Kemi shkuar me autobus mbaj mend deri në Durrës, pastaj me traget. Nga trageti me tren dhe shkuam në Gjermani. Kur unë shkova në Gjermani ishte jetë krejt tjetër dhe dy vitet e para e kam vuajtur shumë, më merrte shumë malli. I mendoja çdo ditë shoqet e mia dhe fillova t’ju shkruaja kartolina, letra. Kur m’i kthenin unë kënaqesha dhe lumturohesha shumë”, tregoi Anjeza.

Në vitin 1999, ajo erdhi në Shqipëri bashkë me familjen për të nisur karrierën e saj muzikore.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.