Kryesore

Reforma Zgjedhore/ Zbardhen emrat e katër ekspertëve të opozitës

18:15 - 22.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas një ore takimi në selinë e PD-së, opozita  ka caktuar ekipin e saj të ekspertëve të cilët do të jenë pjesë e tryezës për Reformën Zgjedhore.




Katër ekpertët të cilët do të hartojnë draftin përfundimtar të Reformës Zgjedhore në koherencë me dokumentin që është firmosur nga të gjitha palët politike në mbledhjen e parë të Tryezës së Përbashkët për ‘Zgjedhoren’, janë Ivi Kaso-PD, Muharrem Caka –LSI, Shkelqim Sulo-PDIU dhe Arjan Madhi-PR.

Siç e parashikonte dhe një nga konkluzionet e tryezës së Reformës Zgjedhore, për krijimin e Këshillit Politik, këta ekspertë bashkë me dy të mandatuarit e opozitës Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin do të bashkëpunojnë me Damian Gjiknurin, Rudina Hajdarin dhe ekspertët e tyre gjatë mbledhjeve të Këshillit Politik. Këta të fundit madje i kanë kërkuar zyrtarisht OSBE-së një ekspert për të punuar me ekspertët vendas të opozitës, mazhorancës dhe opozitës parlamentare.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.