Show-Bizz

“Isha e palumtur dhe pa jetë”, këngëtarja e njohur habit me rrëfimin e saj: Do të vdes, do ta bëj

15:42 - 24.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja e njohur, Billie Eilish po thyen rekorde me hitet si “Bad Guy” apo “Bury a friend”.




Në një intervistë, të dhënë së fundmi për “The Gayle King Grammy Special” foli për dëshirën për t´u vetëvrarë, që e përjetoi në Berlin në 2018-n.

“Isha kaq e palumtur. Isha e palumtur dhe pa jetë.” tha këngëtarja, duke zbuluar se këngët e saj kanë lidhje me jetën e saj personale.

Ajo tregoi se fama po e pengonte shumë dhe fakti që nuk mund të dilte pa rënë në sy e shqetësonte.

“Nuk dua të tremb njeri, por realisht s’e besoja të jetoja deri 17 vjeçe,” pranoi Billie dhe shtoi se gjithmonë ka dashur ta lëndojë veten në njëfarë mënyre.

“Më kujtohet një rast që isha në Berlin, isha vetëm në dhomë dhe mbaj mend dritaren ngjitur meje. Mbaj mend që po qaja sepse thoja kështu do të vdes, do ta bëj.”

Bill shtoi se në një prej këngëve të saj e tregon hapur dëshirën që kishte për të vrarë veten.

Në fund Bill tha se e nxori veten nga kjo situatë vetëm duke thënë se çdo gjë do të bëhet më mirë dhe se nuk duhet të lëndojë më familjen dhe njerëzit pranë saj.

 

https://youtu.be/poSQ7knBI2g

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.