Kosova

Kërcënon i dërguari i Trump gjatë konferencës me Vuçiç: SHBA tërhiqet, nëse nuk arrini marrëveshje me Kosovën!

11:58 - 24.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I dërguari special i Presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në një konferencë të përbashkët me kreun e shtetit serb, Aleksander Vuçiç, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen, nëse Prishtina dhe Beogradi nuk do të ulen dhe të lëvizin drejt një marrëveshjeje.




“Kur flasim rreth asaj nëse është e drejtë apo jo, nuk është për mua ta them. Më takon mua që të sjellë dy palët në tavolinë, dhe është në dorë të palëve për të vendosur. Palët duhet të më thonë mua se çfarë mendojnë dhe çfarë duan. Unë po bëj përpjekje për një të ardhme më të mirë, për njerëzit në Kosovë dhe Serbi. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të tejkaluar atë që të gjithë e shohin si një konflikt . Nëse dy palët nuk lëvizin dhe arrijnë një marrëveshje, në do të tërhiqemi”, ka thënë Grenell në konferencë.

Grenell ka thënë se nëse të dy palët do të thonë se nuk kanë se cfarë të flasin dhe se gjithçka ka mbaruar, atëherë SHBA do të tërhiqen dhe do të merren me diçka tjetër.Megjithatë, ai është shprehu se janë duke ndjerë një energji pozitive aktualisht dhe se shpresojnë në një marrëveshje mes dy vendeve.


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. … për mua e për shumëkë që merë erë politike e edhe ka pak sens politike kombëtare e ndërkombëtare, vetëm „jo të pjekurit politik“ dhe lakejt e kohës mundohen kotësëkoti të „arrijnë diçka“ që (në fakt) nuk është arrirë për plotë 20 vjet dot! Dhe çka të arrihet gjë(?)-hiçgjë!
    E vetmja rrugë dhe shtegdalje: pranimi i ndërsjell i realitetit kauzë që nga 17.02.2008 i dyja shteteve të barabarta në Ballkan, në Europë(UE) dhe në OKB.
    Pikë. Çdo tentativë politike „dialoguese“ për gjoja ndonjë Marëveshtje mes Rep.së Kosovës dhe Rep. së Serbisë, drejtëpërdrejtë qonë në avazin e antishqiptarizmit në Ballkan e më gjërë dhe drejtë dëmtimit ekonomiko-social të resurseve të qytetarëve të Kosovës, pikësëpari, e qe besa në fund të fundit edhe kundër vetë intencave gjeopolitike të NATO-s dhe Unionit Europian drejtë zgjërimit afatmesëm për Ballkanin Perendimor së këtejmi në gjirin e këtijë Unioni…Stop! Stop, çdo loje politike.
    Grenell: citojm:“…dhe se gjithëçka ka mbaruar, atëherë SHBA do të tërhiqet dhe do të merret me diçka tjetër…“, fundi citatit. Pra, ne shtojm:
    Erërat politike duhet fryejnë në kahje tjetër pra, drejtë investimeve megaekonomike euroamerikane afatgjate në tërë BP e veças në Kosovë, për të kredibilituar vërtetë atë çfarë kan pritur e presin akoma (derisa nuk kan humbur çdo shpresë) i tërë populli shqipëtar me shekuj… çlirimin(jo vetëm kombëtar) por atë të vërtetin socioekonomik, pra…
    Pa këtë çlirim nuk ka asfarë politike e as tjetër, por vetëm qarkullim në rrethin vicioz( circulus vitiosus)
    që ka katandisur jo vetëm Kosovën, sidomos dekadat e fundit, mjerisht…

    Përgjigju ↓