POLITIKË

Rama i drejtohet Veliajt nga Surreli: Mos na provokoni, ne s’na gënjeni dot

13:42 - 25.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në inaugurimin e shkollës së Surrelit, njësi administrative në të cilën është dhe vetë banor, ku i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj ka parë nga afër ambientet e rikonstruktuara të shkollës.




Pas një vëzhgimi në shkollë, Veliaj ka mbajtur një fjalim i pari e më pas ka qenë dhe kryeministri Edi Rama që ka folur si mikritës. Nuk kanë munguar batutat e madje dhe ‘kërcënimet’ për deputetin e zonës dhe Veliajn, duke iu kërkuar më shumë investime për zonën.

“Nuk na ftojnë këta ne, ne i ftojmë. Mirë se na erdhët ju në katunin tonë. Na lanë cik mbrapa se kapën veshin mbrapsht nga Kërraba po unë e kuptova me vonesë si shkonte kjo. Kur shkonin këta tanët deputetit, i thoshte ça doni ju, të gjitha i doni, keni kryeministrin. A thua se këta do hanë kryeministrin. Më vjen shumë mirë që ka përfunduar ky projekt. Tek shkolla kemi ardhur disa herë sepse këtu kemi pasur dhe votimet, shkolla ka qenë në gjendje të keqe. Deputeti po më thoshte që nuk është investuar që në vitin 1969. Gjithçka është bërë me shumë përkushtim dhe cilësi si kudo ku lali Eri vë dorë dhe përpiqet që të jenë shembuj jo vetëm për t’iu krijuar kushte optimale atyre që vijnë në shkollë por dhe për t’iu dhënë shpresë e optimizëm atyre që presin t’iu vijë radha.

Besoj shumë dhe shpresoj shumë që edhe disa nevoja të tjera të komunitetit…nuk duam t’ju vëmë në pozitë të vështirë se na keni ardhur në shtëpi, e na takon t’ju marrim me të mira. Dhe Xhemali është si diversant këtu se është pak më andej. Nuk dua që t’i forcoj shumë presionin, ne presim por tolerancën tonë mos e merrni për dobësi, durimin tonë mos e merrni se ne nuk shohim se çfarë ndodh rreth e rrotull. Nuk na rreni dot as me dajre e fizarmonika, por ne kemi nevojë dhe më shumë.

Xhemal ti i di këto punë. Mos të bëjmë një peticion me Kujtim Qefalinë. Përtej shakave që janë gjysma e së vërtetës unë i falënderoj shumë mësuesit e mësueset. Këtu ne jemi njerëz që lexojmë e studiojmë në Surrel. Jemi shkolla e 12 në gjithë territorin. Pra, kur them në të gjithë, që nga shkollat në qendër të Tiranës, deri në Kërrabë. Ambicia është të futemi tek 10-shja e parë. Nuk duam të dalim të parët se nuk duam ta turpërojmë qytetin. Ne katunarët e dimë vendin tonë por kujdes mos na nënvlerësoni. Ne jemi në punën tonë, shohim punën tonë, jemi solidarë. Mos na shihni kështu ne se jemi me shallvare se për pantallona, me xhaketë e jelekë me dashtë ju vëmë përpara. E pe atë çunin atje, me kostum perfekt, asnjë deputet nuk vishet si ai. Mos na shihni si modest, mos na provokoni.

Ju të qytetit na keni mbështetje por na mbani afër se vetëm të mira na keni. Ju japim mbështetje po të kërkoni, këshilla”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.