BOTA

Tërmeti 6.8 ballë tronditi Turqinë/ Numri i viktimave shkon në 35, 1607 të plagosur

11:57 - 26.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) ka njoftuar se është rritur në 35 numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë me epiqendër rajonin Sicrice në Elazığ të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).




Agjencia e emergjencave ka bërë të ditur se si rezultat i operacioneve të kërkim-shpëtimit deri më tani nga rrënojat janë shpëtuar 45 persona.

Në rajon kanë mbërritur 9.233 çadra prej të cilave ka përfunduar instalimi i sasisë së nevojshme. Pas analizave përcaktuse të dëmeve është konstatuar se janë shembur 76 ndërtesa, janë dëmtuar rëndë 642 dhe 425 ndërtesa kanë dëme të vogla dhe të mesme, njoftoi AFAD në deklaratën e saj.

Gjithashtu AFAD tha se në punimet në terren janë të angazhuar një personel prej 3.433 personash të ekipeve të kërkim- shpëtimit si dhe 192 të tjerë nga grupet për çështjet e ushqimeve, strehimit, energjisë, komunikmit dhe punimeve të tjera psiko-sociale.

Pas tërmetit të fortë janë shënuar edhe 400 pas lëkundje të tjera raportuan autoritetet.

Presidenti Erdogan në lidhje me shtëpitë e shembura dhe ato që janë dëmtuar nga tërmeti në rajon tha: “Në vend të rrënojave në fshatra dhe lagjet e ndikuara nga tërmeti me anë të Agjencisë për Administrimin e Banesave Kolektive ose Agjencia e Zhvillimit të Strehimit (TOKI) do të bëjmë atë që nevojitet. Nuk do të lëmë asnjë pa shtëpi”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.