Ish i dashuri i Princeshës Beatrice, pjesëtare e familjes mbretërore Britanike, është gjetur i vdekur në një hotel në Miami.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, mësohet se Paolo Liuzzo, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të overdozës më 7 shkurt të këtij viti konfirmoi Departamenti i Policisë së Miami. Hetimi i policisë është ende i hapur dhe në vazhdim e sipër.
41-vjeçarit, djali i një manjati italian pati një marrëdhënia romantike e me Princeshën Beatrice në vitin 2005 kur mbretëresha ishte 17 vjeç dhe ai ishte 24 vjeç.
Megjithatë, çifti thuhet se u ndanë një vit më vonë, pasi u zbulua se ai ishte detyruar të kthehej në SHBA për shkeljen e kushteve të provës për një dënim në vitin 2002, për vrasje nga pakujdesia kundër një studenti në Massachusetts.
Certifikata e tij e vdekjes thotë se ai kishte punuar si konsulent në industrinë e artit, sipas The Sun, e cila raportoi se trupi i tij u dërgua në vendlindjen e tij Long Island për një funeral më 16 shkurt.
Po ashtu, raportohet se jetonte në një apartament jo shumë larg hotelit në qendër të Majamit, ku besohet se ka vdekur.