BOTA

Vrau partnerin me thikë dy vite më parë, lirohet nga burgu 49-vjeçarja

20:41 - 27.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Silvia Rossetto, 49 vjeçe vrau partnerin e saj duke e sulmuar me thikë, më 2 shtator 2018, në një apartament në Nichelino(Torino).




49-vjeçarja gjithmonë ka rrëfyer se ka dashur të mbrojë veten nga një sulm dhe ditën e sotme ajo u lirua nga qelia sepse “fakti nuk përbën një krim”, sipas drejtësisë italiane .

Prokuroria kishte kërkuar për Rossetton 9 vite e 4 muaj heqje lirie, pas një gjykimi të shkurtuar.

Gjatë seancës gjyqësore, një raport mjekësor vërtetonte se ajo kishte shfaqur edhe probleme mendore, megjithatë falë avokatit të saj ka mundur t´I shpëtojë dënimit, raportojnë mediat fqinje.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.