AKTUALITET

Detajet tronditëse/ Nga ‘Benz-i” u nxor një trup i pajetë, si e zbuloi policia vdekjen e pengut Jak Prenga, lëvizjet e autorëve te resorti luksoz

11:54 - 28.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja zbardhen nga ngjarja tronditëse e rrëmbimit të 49-vjeçarit Jak Prenga, më 17 janar në Kamëz. Pas një super-aksioni në disa qytete nga Forcat RENEA dhe policia e Tiranës dhe Durrësit, është zbuluar se 49-vjeçari ka ndërruar jetë, teksa ka humbur shumë gjak, pas dhunës barbare nga autorët. Sipas policisë, pasi është dhunuar dhe rrëmbyer, autorët e kanë marrë me makinë për ta çuar në resortin “Golden”, në Shijak, por Prenga ka humbur jetën rrugës.




Për krimin e rëndë janë arrestuar katër persona Bajram Hajri, djali i tij, Leonard Hajri, Olsi Turja dhe Elton Hajri. Ndërkohë, në një lidhje direkte për “News24”, gazetarja Dorjana Bezat zbardh detaje të tjera tronditëse nga ngjarja kriminale.

Sipas gazetares Bezat, policia ka sekuestruar gjatë aksionit kamerat e sigurisë, prej ku ka parë se nga automjeti me ngjyrë të bardhë tip “Benz”, me të cilin është kryer pengmarrja, ka dalë një trup i pajetë.

Pak minuta më vonë, tregon Bezat, mjeti është larguar nga kompleksi luksoz “Golden”, i cili është në pronësi të Altin Hajrit, “kapos” së drogës, dhe kur është kthyer nuk ka qenë pengu, por vetëm autorët e krimit. Kjo ka ngritur dyshime të forta nga policia se Jak Prenga të ketë vdekur, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të tij të pajetë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.