Kronikë

Zbardhet dëshmia që hedh dritë mbi vrasjen e studentes greke: Iu lut ta çonin në spital, por e hodhën në shkëmbinj

18:38 - 31.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Punonjësi i Autoritetit Portual në Greqi, Christine Limassol, dëshmoi ditën e sotme në lidhje me vrasjen makabër të studentes greke, Helen Topaloudi.




Dëshmitari transferoi në gjykatë të gjitha provat që dispononte, ku akuzonte të riun grek, Rotidis, pasi ky i fundit i kishte treguar vendin e vrasjes.

Nga dëshmia e tij, Malamis tha: “Ai (I akuzuari, Roditis) më tha që të tre (ai, shqiptari dhe Helen Topaloudi) shkuan në shtëpinë e gjyshes së Roditit”.

Aty, sipas dëshmitarit, Roditi dhe shqiptari kishin kryer marrëdhënie seksuale me viktimën.

“Atëherë Helen tha se Roditi ishte më i mirë se shqiptari 20-vjeçar. Në këtë pikë i huaji mori një thikë ia drejtoi Helenit dhe ajo u zbeh.”

Studentja pasi mori veten u tha atyre se do të shkonte në polici.

Pastaj, sipas Malamis, “shqiptari kapi një hekur dhe goditi vajzën në kokë”.

Duke vazhduar dëshminë e tij, dëshmitari deklaroi:

“Pastaj Roditis më tha se ata duhet ta përfundonin punën. Vajza ishte akoma gjallë. Heleni iu lut që ta çonin në spital por ata e hodhën në shkëmbinj. E dija që ai kishte një motër dhe për shkak se kisha një të tillë vetë, e pyeta: “Pse e bëri atë?” Ai tha: “ishte marrëzi e madhe, Perëndia do të na ndëshkojë.”

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.