Kryesore

Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë: Dokumentacioni që nevojitet për licencimin e punonjësve të shëndetësisë

14:14 - 01.02.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Të diplomuarit në një nga degët e shkencave mjekësore teknike, që kanë përfunduar praktikën profesionale dhe janë shpallur fitues në sezonin dhjetor- janar, tashmë mund të pajisen me licencë. Ditën e djeshme, Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë ka zbardhur dokumentacionin që duhet të dorëzojnë të interesuarit në zyrat  e qarqeve përkatëse ku kanë bërë praktikën. “Të gjithë profesionistët fitues, që duan të pajisen me lejen e ushtrimit të profesionit  duhet të paraqiten pranë zyrave të qarqeve përkatëse ku kanë zhvilluar praktikën profesionale.




Dokumentacioni që duhet të paraqesin të gjithë të interesuarit është: Deklarata e pikëve të provimit (QSHA); Fotokopje e diplomës dhe listës së notave të noterizuar; Dy fotografi”,-thekson Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë. Gjithashtu, për të marrë licencën, fituesit duhet të paraqesin në zyrat  e qarqeve përkatëse ku kanë bërë praktikën edhe mandatin e pagesës, tarifa e të cilit është 67 mijë lekë të vjetra në total. Respektivisht karta e identitetit profesional ka një tarifë prej 2 mijë lekësh të vjetra; depozitimi i dosjes për anëtarët e rinj për sektorin shtetëror dhe privat kushton 15 mijë lekësh të vjetra, ndërsa leja e të drejtës së ushtrimit të profesionit ka një tarifë prej 50 mijë lekësh të vjetra. Ndërkohë dy ditë më parë portali “Infermierë për Shqipërinë” është rihapur për të gjithë ata profesionistë të shkencave teknike mjekësore që duan të bëhen pjesë e një prej institucioneve shëndetësore në vend. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga fillimi i portalit “Infermierë për Shqipërinë” 2 vite më parë, janë punësuar me meritë dhe transparencë mbi 2200 infermierë dhe profesionistë të shkencave mjekësore teknike në sistemin shëndetësor publik.

 

Dokumentet dhe Tarifat

Dokumentacioni që duhet të paraqesin të gjithë të interesuarit është:

-Deklarata e pikëve të provimit (QSHA).

-Fotokopje e diplomës dhe listës së notave të noterizuar.

-Dy fotografi.

-Mandatin e pagesës.

Tarifat për pagesën: 6700 lek.

-Karta e identitetit profesional   200 lekë.

-Depozitim dosje për anëtarët e rinj për sektorin shtetëror dhe privat 1500 lekë.

-Leja e të drejtës së ushtrimit të profesionit 5000 lekë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.