Kosova

Albin Kurti kryeministër i Kosovës, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve: Hap i ri në forcimin e institucioneve

12:09 - 04.02.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryegjyshi Botëror, Shejtëria e Tij H.DEDE Edmond Brahimaj, ka uruar z.Albin Kurti për zgjedhjen në krye të Qeverisë së Republikes se Kosovës.
Mesazhi i Plote:
I Nderuar Z Albin !
Kam kënaqësinë dhe mirësinë t’ju uroj Ju në krye të qeverisë së Republikës së Kosovës.
Zgjedhja e Juaj në krye të Qeversisë do të shënojë një hap të ri në zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës : Zhvillimin, dhe forcimin e institucioneve, rritjes së rolit të tyre në rrugën drejt bashkimit Europian, punës së gjithanshme të tyre drejt OKB . Ne lusim Zotin dhe kemi besim që nën drejtimin tuaj, Qeveria do të punojë shumë që populli Shqiptar i Kosovës të ecë sa më shpejt në përparimin dhe zhvillimin e tij, në kuadër të familjes europiane në të cilën ndodhet dhe jeton !





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.