BLUETOOTH

U përfol për lidhje, Capital T dhe vajza misterioze ndajnë me fansat foto nga Parisi

11:12 - 11.02.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Capital T e mban jetën private larg vëmendjes së medias dhe fansave, ndonëse kurioziteti për të mësuar rreth tij është i madh. Megjithatë, herë pas herë, Capital poston foto ngacmuese që ngjallin thashetheme mbi jetën e tij sentimentale. Dhe pikërisht këtë gjë ka bërë së fundi. Këngëtari i famshëm publikoi një foto me një vajzë me pamje nga kulla Eifel. Por, Capital T nuk ia zbuloi asaj fytyrën duke e lënë mister për të gjithë.




Të dy janë të përqafuar me njëri-tjetrin, ndërsa Capital T mban të fshehur me dorë para një trëndafil të kuq. Menjëherë u aludua se ajo mund të jetë vajza që i ka rrëmbyer zemrën yllit shqiptar. Por kishte edhe disa fansa të tjerë që ngritën dyshimet se ajo është nëna e Capital T. Vetë këngëtari nuk shoi dyshimet duke i lënë ndjekësit e tij në pritje për të zbuluar identitetin e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.