BOTA

Koronavirusi i afrohet Shqipërisë, një maqedonas preket nga virusi vdekjeprurës

18:04 - 13.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një nga tre maqedonasit në anijen kruiser ‘Diamond Princess’në Japoni ka rezultuar me koronavirus.




Mediat maqedonase raportojnë se ai është dërguar në Spitalin e Jokohamës për mbikëqyrje mjekësore por shtojnë se bëhet fjalë për një formë të lehtë të virusit.

Numri i të prekurve nga koronavirusi në anije ka shkuar në 218.

Njoftimi është bërë nga Ministria e jashtme në bazë të informatave të marra nga organet kompetente në Japoni.

“Shtetasi jonë për momentin është nën kujdesin mjekësor të autoriteteve në Japoni. Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tokio është në komunikim me shtetasin në fjalë. Në ndërkohë ambasada komunikon edhe me dy shtetasit tjerë të cilët po ashtu gjenden në anijen turistike “Diamond Princess”, dhe të cilët deklarojnë se janë në gjendje të mire shëndetësore.” thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Të paktën 44 persona në kroçeren “Dajmond princes”, e cila është ankoruar në afërsi të qytetit Jokohama, janë infektuar nga koronavirusi i ri.

Autoritetet japoneze bënë të ditur se do t’iu lejojnë disa udhëtarëve më të moshuar, të cilët ishin negativë në testin për koronavirusin, ta dalin nga  anija para skadimit të afatit.

Sipas mediave japoneze, rreth 80 % e udhëtarëve në këtë kroçerë janë të moshës mbi 60-vjeçare, 215 janë të moshës 80-vjeçare, ndërsa 11 kanë nga 90 vjet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.