AKTUALITET

“Nuk e dija sa lek lejoheshin, po shkoja për shoping”/ Zbardhet dëshmia e vajzës që u kap me 12 mijë euro në Rinas

10:23 - 18.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhët dëshmia e vajzës 20 vjeçare që u kap pasditen e djeshme në Rinas me rreth 12 mijë euro.  Burime nga Policia Kufitare thanë dje se gjatë marrjes në pyetje, pasi i janë zbuluar paratë që kishte me vete, vajza ka deklaruar se nuk kishte dijeni se sa ishte shuma që lejohej pa e deklaruar. Ndërsa është shprehur se po udhëtonte jashtë vendit për të bërë shoping dhe kjo ishte arsyeja pse kishte një shumë të tillë parash me vete.




“Policia Kufitare e Rinasit parandalon një tjetër rast të transfertës së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme. Sekuestrohen 12450 euro, procedohet penalisht një 20-vjeçare”, tha dje Policia. Mësohet se shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit në dalje, si rezultat i masave shtesë qoftë në intervistimin për arsyen e udhëtimit apo edhe për kontrollin fizik dhe të bagazheve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë 20-vjeçaren I. K., banuese në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetases së lartpërmendur iu gjetën në çantë 12450 euro, të padeklaruara në doganë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të kësaj shtetaseje i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.