AKTUALITET

‘Sofra Tiranase’ ngre në këmbë qytetin në 100-vjetorin kryeqytet

10:21 - 18.02.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Festë me këngë e valle e vlerësime për njerëzit që i kanë dhënë shumë Tiranës tonë. Kjo ndodhi dje në mbrëmje në ‘Sofrën tiranase’ që organizohet çdo vit nga Shoqata Tirana e familja Tafaj e në këtë 100-vjetor të kryeqytetit mbushi 25 vjet. Kryetari i Shoqatës Tirana në fjalën e tij, uroi tironasit e vjetër e të rinj për 100 -vjetorin e shpalljes kryeqytet ndërsa nuk harroi të përmendë 12-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. ‘Si sot 12 vite më parë, në Kosovë u ngrit Flamuri i Pavarësisë ndaj në këtë ditë të shënuar uroj me gjithë zemër vëllezërit kosovarë kudo që ndodhen, gëzuar pavarësinë dhe respekt për ata luftëtarë që dhanë jetën për këtë ditë mes të cilëve edhe djem tironas’- tha kreu i shoqatës Tirana në fjalën e tij. ‘Sofra Tiranase 2020’ pati dhe vlerësime për personalitete të njohura jo vetëm në komunitetin tiranas, por edhe në atë mbarë kombëtar.




86935388_2529279810666144_4029956445058367488_n 86970158_563306184275260_1551149828614914048_n 87038187_917955935289851_7446640402616025088_n 87148252_188165832283070_3959195828064616448_n 87067471_494903527890007_2127986253117784064_n 87034504_798762810905978_1069250885936218112_n 87003234_2329599847337639_3245702542159511552_n
<
>

U zgjodh pikërisht Miriam Stërmasi, vajza e të madhit Selman Stërmasi për t’i dhënë çmim mirënjohjeje Sport-Klub Tiranës. ‘Jam e emocionuar përballë kaq shumë miq tironas dhe për më shumë të jap këtë vlerësim për Sport-Klub Tiranën për të cilën im atë Selman Stërmasi, sakrifikoi dhe e deshi deri në ditën që mbylli sytë. Ndjehem e vlerësuar që bardhebluve në këtë 100-vjetor të themelimit, t’i jap titullin e veçantë të cilin më shumë se askush tjetër e meriton skuadra jonë kampion. Ta gëzoni Refik Halili, e uroj të merrni sa më shumë trofe’- tha Miriam Stërmasi. Ndërkaq presidenti i sport-klub Tiranës Refik Halili i emocionuar për vlerësimin u shpreh se edhe klubi që ai drejton mbush 100-vjet e me këtë rast do të ketë një sërë aktivitetesh për ta nderuar ashtu siç duhet kontributin e gjithsecilit në këto 100 vjet histori. Me çmime u nderua Adem Rreli, fotograf i njohur, titull që iu dha nga Luan Bregasi kryetar i Dhomës së Zejtarisë, Luan Leka biznesmen mori titullin nga Andi Seferi, Ylli Ndroqit pronar i Ora TV ia akordoi titullin Ben Tafaj dhe Artur Sula, dekan i gjuhëve të huaja, çmimin ia dha profesor Ismail Varoshi. Ndërkaq Ilir Tafaj pronar i ‘New Generation’ i akordoi një bursë studimi 2-vjeçare një fëmije jetim që trajtohet nga fondacioni Alsar. Të pranishëm në Sofrën e Tiranës ishin dhe tre muzikantë turq të ansamblit të këngëve popullore si dhe i ftuar i veçantë ambasadori turk. ‘Lejlim lej’ një nga këngët më të njohura turke iu bashkua qejfit tiranas. R.D


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.