BOTA

E rëndë/ Makina përfshihet nga flakët, shkrumbohen ish-futbollisti me bashkëshorten dhe tre fëmijët e mitur

17:01 - 19.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi, ku një ish-lojtar i logës në regbi, bashkëshortja e tij dhe tre fëmijët e mitur kanë humbur jetën, pasi makina e tyre është përfshirë nga flakët.




Rowan Baxter dhe fëmijët, të gjithë nën 10 vjeç, u gjetën të vdekur në vendin e ngjarjes”, tha policia.

31 vjeçarja Hannah Baxter vdiq më vonë në spital nga djegiet e shumta në trup. Ajo ishte hedhur nga makina duke bërtitur: “Ai derdhi benzinë mbi mua”. Policia po heton mënyrën se si u shkaktua zjarri.

Tre fëmijët e çiftit, të moshës gjashtë, katër dhe tre vjeç u gjetën  të vdekur brenda makinës. Ekuipazhet e urgjencës u përpoqën të shpëtonin jetën e 42 vjeçarit Roëan Baxter, por nuk mundën.

Mediat australiane raportojnë se ai u gjet afër makinës me një plagë me thikë të shkaktuar nga vetë ai. Roëan kishte qenë në sediljen e pasagjerit dhe Hannah Baxter po drejtonte makinën, tha policia.

“Se si ka ndodhur zjarri është herët për ta thënë, kështu që për këtë fazë e shohim si një vrasje-vetëvrasje ose një aksident tragjik. Kam parë disa skena të tmerrshme dhe kjo është njëra prej tyre,” tha dedektivi Mark Thompson.

Raportohet se ata se ishin ndarë në fund të vitit të kaluar dhe po përpiqeshin të arrinin një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.