Show-Bizz

“Beni ecën vet” zbulon lidhjen e dashurisë: U takuam pas 30 vitesh, kemi gjetur njëri-tjetrin

21:10 - 20.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori i njohur, Herion Mustafaraj  i ftuar pasditen e sotme tek “Rudina” tregoi më shumë për jetën e tij private. Aktori u shpreh se pas 30 vitesh ai u takua me një mikeshë të cilën e ka pasur shoqe klase në shkollën e mesme dhe u dashurua.




Herion Mustafaraj: Unë që kur kam ardhur në Shqipëri, domethënë pak më vonë u lidha me një mikeshën time, që kemi qenë miq, shokë klase në shkollë të mesme, kemi bërë Liceun Artistik bashkë. U takuam pas 30 vjetësh dhe e gjetëm përsëri njëri-tjetrin, edhe atë dashuri të pakonsumuar atëherë në atë kohë. Ka pasur një simpati, por asnjë gjë e konkluduar në atë kohë, por jeta erdhi në format e veta. Kemi gjetur njëri-tjetrin dhe është një ndjenjë shumë e veçantë dhe si të thuash edhe të kthen mbrapsht në atë personalitetin tënd, kur ke qenë i pamanipuluar nga shoqëria dhe mundohet njeriu të jetojë atë jetë dhe ato ndjenja.

Ndër të tjera, aktori u shpreh se: “Ndihem i plotësuar, i sigurt, ka shumë gjëra, i bezdisur, se të gjitha bashkë vijnë ato”.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.