BLUETOOTH

“E shtrenjta ime, fli e qetë”, Albano Bogdo sërish në zi, pëson një tjetër humbje në familje

14:37 - 20.02.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori i humorit, Albano Bogdo ka ndarë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të gjyshes së tij. Me një dedikim të ndjerë në rrjete sociale, aktori ka përshkruar dashurinë e madhe që kishte për të, duke thënë se do të vazhdojë t’i shikojë nga lart të shtrenjtit e tij. “Tani, fli e qetë, e shtrenjta ime. Bashkohu me gjyshin, i cili, siç thoshe vete, po të priste.




Tani që më le, e kuptoj. Ato miliona herë që të kam thënë se sa te dua, nuk mjaftojnë. Duhet të të kisha thënë më shumë. Por, vazhdo më shih nga lart. Do të ta them përditë, derisa te bashkohem dhe unë me ju. Fli e qetë më në fund Stoli Bogdo”,- shkruan Albano Bogdo bashkëngjitur një fotoje të gjyshes së tij të ndjerë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.