KULTURË

Anisa Markarian, në skenën e Teatrit Kombëtar: Forcë e përgjegjësi

11:38 - 21.02.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrëmja “Artistët për artin” në Teatrin kombëtar që ruhet 24 orë, hapet nga Anisa Markarian që flet magjinë e tempullit dhe forcën që i jep publiku. Kujtoi se shfaqjen e parë në teatër e ka parë më 1971. Daja i saj Prokop Mima ishte në skenë te shfaqja Arturo Ui e Pirro Manit. Prej asaj dite ka ëndërruar të ngjitet në skenë. “Teatri është unik e përgjegjësi. Vihet në teatër për t’u magjepsur” tha ajo para publikut në sallë. Pas saj në skenë u ngjitën grupi i nxënësve të Akademisë «Robert Radoja që recituan poezi patriotike përfshirë edhe atë të Pashko Vasës.





“E kam prezantuar në festivalin e 20. Është njeri që nuk zhgënjen kurrë. Kur e ftova në skenë mu përgjigj me një po të madhe”, tha Markarian duke ftuar në skenë Irma Libohovën. Para se të nisje këngën i kërkoi të tregonte lidhjen me teatrin. “Më lidh bashkëshorti im i ndjerë dhe si çdo i ri ëndërronte teatrin por punonte në estradë. Kam qenë e re kur kërkoja punë dhe kam qenë recitaliste në një dramë që kishte një titull me pranverë. Vinim këtu se ishte prapavija e estradës. Kam zgjedhur dy këngë duke menduar se kënga O Ylli i bukur personifikon Shqipërinë”, tha Libohova para këngës i shoqëruar nga pianistiAli Nerjaku. Më pas në skenë Juli Emiri dhe Adriana Tolka që recituan poezitë.
Interpretimi u ndoq nga një bisedë e Anisa Markarian me shkrimtaren Flutura Açka. Flutura lexoi fragmentin «Arkitekti» nga libri i saj dhe Anisa lexoi fragmentin «Urthi» nga libri i saj. Anisa prezantoi djemtë në kitarë Denis Hima, në tastierë Delar Turku, perkusionist Gert Hima pas së cIlës interpretoi trioja rock Andy Timmons – Gone. Më pas në skenë u ngjit Suela Bako dhe Vasjan Lami me recitimet e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.