Kronikë

Emri/ Vrau vëllain e tij 6 vjet më parë dhe e deklaruan të vetëvarur, pranga 38-vjeçarit

16:04 - 21.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia kufitare ka ndaluar një 38-vjeçar në Han të Hotit, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e vëllait të tij.




Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Mhill Shytani, pasi akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, e kryer në bashkëpunim”.

38-vjeçari vrau vëllain e tij, Kujtim Shytani në vitin 2014.

Njoftimi i policisë: 

Policia kufitare ndalon një person të shpallur në kërkim për vrasje.

Nga shërbimet e PKK Hani i Hotit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, gjatë kontrollit të imtësishëm në dalje të Republikës së Shqipërisë është ndaluar personi i shpallur në kërkim, shtetasi Mhill Shytani, 38 vjeç, banues në Shkodër.

Më datë 17.02.2020, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, e kryer në bashkëpunim”, pasi në përfundim të hetimeve të bëra dhe në bazë të provave ligjore të siguruara, dyshohet se më datë 23.04.2014 ka vrarë vëllain e tij, shtetasin Kujtim Shytani, i cili në momentet e para është deklaruar nga familjarët si i vetëvarur.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.