Kosova

Qetësohet Kosova, qytetarja nuk është me Coronavirus

14:35 - 24.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka rezultuar negativ rezultati i analizave rreth dyshimeve se një grua u prek nga virusi kinez koronavirusi, raporton Express nga burimet e saja. U dyshua se një grua e rreth të 30’tave e disa u kthye në Kosovë pas disa ditë pushime në Itali. Ajo u paraqit mbrëmë në Klinikën Infektive.




Por në bazë të analizave të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik rezultatet për këtë rast kanë rezultuar negative. Sipas IKSHP’së, pacientja ka pasur ethe, djegje të syve, rrjedhje hunde dhe fytin e ndieshëm. Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin

“SARS-CoV-2 me metodën rRT-PCR. Testi ka rezultuar negativ, domethënë pacientja nuk është infektuar me virusin SARS-CoV-2. Laboratori mikrobiologjik/IKSHPK është pajisur me kite dhe reagensa për detektimin e 2019-nCoV”, deklarojnë nga IKSHP.Sipas tyre ekipet po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Koronavirus në botë. Ndërkohë, komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka konstatua se janë përforcuar masat për monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.