BOTA

Shkon në 6 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, mbi 220 të infektuar

14:50 - 24.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka shkuar në gjashtë numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Mësohet se viktima ka qenë e sëmurë dhe e  shtruar në spitalin e Brescias., ku ishte transferuar mbrëmjen e së dielës. Ajo ishte një paciente e shtuar në spitalin onkologjik.Viktima e pestë ishte një 88-vjeçar në Lombardi, i cili ka ndërruar jetë në spital. Viktima e katërt ishte në Bergamo 85 vjeçe, ndërsa i treti në Lombardi, që është edhe rajoni me numrin më të lartë të të infektuarve në Itali. Viktima e dytë ishte në grua 76 vjece ne Veneto ndersa e para një 78-vjecar në Lombardi.




Pothuajse në të gjithë Italinë veriore ndalesa për shkollat fillon sot. Duomo dhe Scala në Milano janë gjithashtu të mbyllura.Ndërkohë që numri i të infektuarve ka arritur në 224 persona, 5 kanë vdekur dhe një person është shëruar raportojnë  mediat italiane duke cituar Shefin e Mbrojtjes Civile Angelo Borrelli. Italia renditet si vendi i tretë me numër rastesh, pas Kinës dhe Koresë së Jugut, ndërsa i prekur është edhe Irani, ku janë konfirmuar 43 raste, tetë prej të cilëve kanë humbur jetën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.