KULTURË

Ndryshime në Akademinë e Shkencave/ Eno Koço e dy shkencëtare, anëtarë të jashtëm

10:30 - 26.02.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmira Nikolli – Një vendim 21 shkurtit 2020 i Akademisë së Shkencave bën akademikë Shaban Sinanin, Sekretar Shkencor i ASH dhe Nestor Thereskën që më herët ishin akademikë të asociuar dhe pjesë Asamblesë, ndërsa zgjedh edhe tre anëtarë të jashtëm të Akademisë duke bërë kështu atë që njihet ndryshe edhe si “thithja e trurit” të ikur nga vendi. Në bazë të këtij vendimi, anëtarë të jashtëm të ASH u zgjodhën: Prof. dr. Eno Koço (Angli), prof. dr. Fioralba Cakoni (Rugers University-SHBA) dhe
prof. dr. Mira Mezini (Darmshtad-Gjermani). Si shembull të mëhershëm, Akademia sjell atë të Arben Merkoçit, akademik që është profesor në ICREA, Institutin Katalan i Nanoshkencës dhe Nanoteknologjisë, në Spanjë dhe që së fundmi, drejtues i njësisë kërkimore-shkencore për nanoteknologjinë e sapothemeleuar në Shqipëri.




TRE ANËTARËT
Intelektual me veprimtari të gjerë: dirigjent, muzikolog, profesor universiteti brenda dhe jashtë vendit, doktor i shkencave në fushën e tij, mjeshtrit Eno Koço, pinjoll i familjes s¸ njohur patriotike e Tashkove dhe Koçove.

Kontributet e Eno Koços janë të mirënjohura për të gjithë ne. Ka drejtuar e dirigjuar për më shumë se dy dekada orkestrën simfonike të RTSH. Ka drejtuar si dirigjent i ftuar orkestra të tjera po aq të njohura për famën e tyre në Itali, Egjipt, Britani dhe vende të tjera. Në vitin 2002 ka mbrojtur doktoratën në specialitetin e historisë së muzikës qytetare. Ka mbajtur kurse të plota leksionesh në Universitetin e Leedsit. Gjatë periudhës së qëndrimit jashtë vendit ka vijuar veprimtarinë e tij profesionale dhe botuese. Është autor i dy monografive të botuara në gjuhën angleze dhe gjashtë veprave të tjera studimore e dokumentare në gjuhën shqipe. Mban titullin “Nder i Kombit” dhe shumë mirënjohje e dekorata të tjera, çmime e diploma nderi, brenda dhe jashtë vendit.
Prof.dr.Fioralba Cakoni mban titullin profesor prej vitit 2010 dhe ka fituar gradën doktor i shkencave në matematikë prej vitit ‘93, gradë e fituar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe e njohur në Universitetin e Patras.

Prej vitit 2015 ajo është anëtare e departamentit të matematikës në “Rutgers University”, departament i cili renditet i 16-të në nivel botëror përsa y takon programeve matematike. Kandidatja Cakoni ka punuar në një sërë universitetesh prestigjioze dhe ka bashkëpunuar me disa të tillë përfshirë këtu “Ecole Polytechnique” në Francë.

Aktiviteti i saj shkencor është në nivelin më të lartë ndërkombëtar e renditet në fushën e saj si një ndër profesoret më të suksesshme, e klasit botëror.
Këtë e dëshmojnë botimet e saj, të cilat përfshijnë 117 publikime, me 1855 citime, sipas “Mathscinet” e 4249 sipas “Google scholar”, 4 monografi, pjesëmarrjet aktive mbresëlënëse në konferenca botërore, simpoziume, kolokiume komisione organizatore aktivitetesh të tilla, zgjedhja si anëtare bordeve editoriale në disa revista shkencore në fushën e saj.
Prof. Cakoni është vlerësuar nga Shoqata Amerikane e Matematikës me çmimin Simons Felloë in Mathematics – 2016 dhe pranuar në “Fellow of American Mathematics Society” – Class 2019.
Prof.dr.Mira Mezini mban titullin profesor prej vitit 2002, titull i fituar në Universitetin Teknik të Darmshtadit në Gjermani si dhe ka fituar gradën doktor i shkencave në informatikë prej vitit 1997, gradë e fituar në Universitetin e Siegen-it.

Prej vitit 2000 ajo është anëtare e departamentit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin Teknik të Darmshtadit. Kandidatja Mezini ka punuar në një sërë Universitetesh prestigjioze dhe ka bashkëpunuar me disa të tillë në USA dhe në Britaninë e Madhe. Aktiviteti i saj shkencor plotëson e tejkalon, në nivelin më të lartë ndërkombëtar kërkesën statutore ndaj kandidatëve. Këtë e dëshmojnë botimet e saj të cilat përfshijnë 1 libër, 20 botime në revista të indeksuara me faktor impakti, 180 publikime, ndër të cilat 140 artikuj me 8374 citime, sipas “google scholar” dhe me një indeks 50 (pika 3) e 4.1), pjesëmarrje të gjerë në konferenca ndërkombëtare, simpoziume, kolokiume, si dhe në komisione organizatore aktivitetesh të tilla (pika 4) e 4.1) si dhe anëtare në borde revistash të njohura.
Përveç sa më sipër, kandidatja ka edhe një sërë veprimtarish, angazhimesh e vlerësimesh të tjera të nivelit ndërkombëtar. Ndër to ajo është anëtare e Akademisë Gjermane për shkencat inxhinierike dhe është vlerësuar me një sërë çmimesh të rëndësishme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.