Kryesore

Vdekja e Nexhmije Hoxhës, ish-i përndjekuri politik: Çfarë keqardhje mund të ndjesh për një xhelate?!

17:15 - 26.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i ish-të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni ka reaguar pas lajmit në lidhje me vdekjen e Nexhmije Hoxhës, e cila ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 99-vjeçare.




Gjatë një lidhje telefonike për “News24”, Ndregjoni u shpreh se  sot u largua nga jeta një xhelate e shoqërisë shqiptare, e cila sipas tij ka bërë krime që nuk u dënuan nga qeveritë shqiptare paskomuniste.

“Një ndjesi boshllëku do ta quaja. Që u largua një xhelatë nga shoqëria shqiptare e cila për krimet që bëri, nuk u dënua, por u dënua për kafe. Një maskaradë e qeverive shqiptare paskomuniste që mos të dënonte krimet e saj dhe të bashkëshortit të saj Enver hoxha. Kur vdes një xhelatë nuk ka ndjesi, por ndihesh shumë i trishtuar kur mbas 30 vitesh pluralizmit politik, 4500 familje kërkojnë eshtrat e njerëzve të tyre dhe kjo klasë politike e papërgjegjshme në vend që ti gjente këto eshtra, i ka lënë këto familjarë në zi. Çdo gjë do ta pranoja, por sigurisht që Nexhmie Hoxha dhe në vitin e fundit të vdekjes së saj me librin e saj fliste me një urrejtje ndaj të përndjekurve politikë. Ndaj çfarë ndjesie mund të kesh për një xhelate.”, -tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.