Show-Bizz

BBC shkruan për Arilena Arën: Nuk ka Eurovision pa baladën e saj

12:59 - 28.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Media prestigjoze BBC ka shkruar një artikull për këngëtarën shqiptare Arilena Ara.




BBC shkruan se Eurovisioni nuk mund të ishte Eurovision pa baladën e saj. Në artikull, BBC zbulon se kënga e Arilenës në anglisht do të mbajë titullin “Scream” (Ulëras), dhe se ka shanse të renditet në Top 5.

“Eurovisioni nuk mund të jetë Eurovision pa baladën e Arilena Arës. Kënga e saj mban titullin “Scream” dhe ajo performon me nota të larta. Që kur ka fituar “X Factor Albania” në vitin 2013, ajo është bërë një nga yjet më të famshëm në vendin e saj, me 1.1 milion ndjekës në Instagram. Kënga e saj “Nëntori” ka qenë hit në Rusi dhe Rumani, që do të thotë votuesit atje e njohin. “Shaj” është një nga këngët e preferuara dhe mund të renditet në Top 5″-shkruan BBC.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.