Kryesore

“Gratë socialiste të angazhohen”, Linda Rama në Kongresin e PS: Fëmijët tanë janë europianët e vegjël

19:09 - 28.02.20 gsh

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, pedagogia Linda Rama ka mbajtur fjalën në ditën e parë të Kongresit të PS që si temë ka gratë.



Linda Rama është shprehur se Shqipëria Europën e ka tek fëmijët e saj pasi ata janë europianët e vegjël që gratë duhet t’i edukojnë dhe të jenë rojtare të tyre përballë rreziqeve të ndryshme si interneti.

Më tej Linda Rama i ka bërë apel grave socialiste të angazhohen tek fëmijët, duke treguar edhe një histori të të birit, Zaho Ramës kur ishte 3 vjeç dhe edukatorja në përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë e pyeti në kopësht pse e do Shqipërinë.

Zaho iu përgjigj thjesht ‘Sepse është shtëpia ime’, dhe edukatorja me bashkëshort amerikan u surprizua pasi kishte ikur që e vogël në SHBA dhe kur u kthye me të fejuarin në vitet 2000 i thoshte më vjen keq prej kushteve të Shqipërisë. Më pas bashkëshorti në fluturim për në SHBA i tha të shkruajë 10 arsye pse e donte Shqipërinë dhe arsyeja më e fortë që gjeti edukatorja me emrin Elda ishte se Shqipëria ishte shtëpia e saj.

”Rrjeti i fuqizuar sot i vajzave dhe grave në politikë për t’i vendosur në dispozicion ambiciet e tyre. Përpara një auditori të tillë jam shumë e tunduar për të folur për çdo temë. është ajo thirrja e fëmijëve, për mua ata janë shëmbëlltyra e europës që kemi brenda nesh. Detyrimi jonë për të folur për ta, apo për të folur për publikun. Flas për dëmin gjë i bëhet kësaj europe brenda nesh, europiani i vogël që lind dhe rritet në familjet tona, duhet të rritet tolerant. Përpara shtrihet një jetë që nuk ka lidhje me jetën që kemi jetuar ne. A bëhet gjithçka duhet, a është kuptuar vërtet se sfidat që do të përballojnë fëmijët nuk do të jenë të njëjtat me ato që përballojmë ne. Le të marrim për një çast ndryshimin epokal që ka marrë interneti dhe telefoni në Shqipëri. Mosha e fëmijëve që fillojnë të përdorin internetin sa vjen dhe ulet. Prindërit janë ende rojet e fëmijëve ndaj rreziqeve të internetit, por 30% e prindërve nuk dinë ta përdorin, duke ja lënë rolin e rojes internetit.

Të vetmit shokë të tyre rrezikojnë të jenë ata imagjinarët në internet. Shkolla, kopshte, çerdhe janë bërë shumë, por edhe po të bëhen shumë jemi shumë të rrezikuar nga ky fenomen. Prandaj të dashura mikesha socialiste angazhohuni. A mundet të jemi të qeta ne kur i vetmi Teatër është ai i Kukullave.

I bukur shumë është stadiumi kombëtar në Tiranë, por edhe të tjerët shumë bukur janë bërë. Edi nuk më ka dhënë asnjëherë përgjigje të fortë me argumenta se pse nuk kemi ende një sistem të organizuar për klasat sportive.Zaho ishte 3 vjeç kur po bëhej përvjetori i pavarësisë dhe nga kopshti më erdhi një mesazh, nga Elda e cila më shkruante sot Zaho më ka surprizuar. Më pas kur shkova të nesërmen në kopësht më tregoi se edukatorja i kishte pyetur të gjithë fëmijët se pse e donin Shqipërinë. Kur kishte ardhur rradha e Zahos ajo i kishte thënë se pse e donte Shqipërinë, dhe ai i ishte përgjigjur thjesht ”Sepse është shtëpia ime”.

Ika në Amerikë e vogël, dhe më pas u riktheva me Dejvid të fejuarin tim se babai ishte sëmurë. Dilja në Tiranë dhe kishte rruga me gropë dhe me plehra, i thoja më vjen keq, shkoja në spital dhe s’kishte kushte i thoja më vjen keq, vija në shtëpi dhe i thoja më vjen keq. Kur ikëm me aeroplan për në SHBA, i fejuari më tha ke thënë kaq shumë herë më vjen keq, merr një letër shkruaj 10 arsye pse e do vendin. Në 10 orë fluturim me zor i gjeta 10 arsye, por asnjëherë nuk ishte sa për 10. Dhe më pas shkrova, sepse është shtëpia ime.”- tha Linda Rama.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.