Sociale

“Birra Tirana” vijon firmosjen e kontratave me distributorë të fuqishëm

10:01 - 05.03.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Birra “Tirana” dominon industrinë vendase të birrës pasi distributorët i besojnë vetëm asaj. Birra “Tirana” vijon firmosjen e kontratave me disa nga distributorët më të fuqishëm në vend, të cilët kërkojnë një sasi të konsiderueshme për të mbuluar tregun vendas pasi kërkesa për birrën ikonë të kryeqytetit është e lartë!




Bashkëpunimi
Firmosja e kontratave të reja u krye mes përfaqësuesve të birrës “Tirana” dhe distributorëve kryesorë dhe ekskluzivë, të cilët furnizojnë tregun në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe në qytetin e Korçës.

Marrëveshja parashikon shpërndarje si kurrë më parë të birra “Tiranës” dhe zgjerim të hartës së mbulimit edhe me produkte të reja të kësaj birre. Luan Bregasi, kryetar i këshillit mbikëqyrës së birra “Tirana”, shprehet se ambiciet janë si kurrë më parë për t’u rritur dyfish me tepër se viti i kaluar. “Ka filluar një epokë e re për birrën “Tirana”, ka filluar një marrëdhënie e re me ambicie shumë të mëdha, me produkte më cilësore, me një treg më të fuqishëm. Ne tentojmë sivjet të rritemi me dyfishin e kapacitetit të vitit të kaluar. Birra ‘Tirana’ është një emër i madh në treg, është histori e madhe. Ajo ka vite që konkurron në treg dhe në jemi besimplotë që me këta tregtare që nënshkruan sot marrëveshjet e shitjeve birra “Tirana” do të ketë suksesin e radhës”, -u shpreh Luan Bregasi, kryetar i këshillit mbikëqyrës birra “Tirana”.

Vlerësimi nga distributorët
Një ndër distributorët Faslli Smakaj shprehet pasi nënshkroi kontratën se birrën “Tirana” të gjithë e kërkojnë pasi është identitet i shqiptarëve dhe pasuri kombëtare. “Unë e konsideroj pasuri kombëtare këtë fabrikë. Këtë pasuri ta ruajmë dhe ta çojmë në vendin që i takon. Është identitet. Është identitet i shqiptarëve birra. Kam besim të plotë” – u shpreh Faslli Smakaj, distributor në qytetin e Shkodrës.

Investimet
Birra “Tirana” ky emër i madh në tregun shqiptar falë investimeve të reja të bëra në shoqëri nga aksionerët e saj, ka përmirësuar ndjeshëm teknologjinë e prodhimit dhe mënyrën e menaxhimit të saj, duke e shndërruar në një model të manaxhimit dhe të zhvillimit të biznesit.
Birra “Tirana” si rezultat i përmirësimit që i është bërë cilësisë së saj në bashkëpunim me specialistët Brumaster më të mirë gjermanë, shumë shpejt do të shndërrohet në një brand jo vetëm shqiptar por edhe mbarëkombëtar. Marka birra “Tirana” do të jetë krenaria e çdo shqiptari kudo ku ata jetojnë e punojnë. Gjatë muajit korrik të këtij viti me rastin e 60-vjetorit të themelimit të birra “Tirana” do të organizohet festa më e madhe që ka parë kryeqyteti në 100 vitet e tij. Drejtuesit e birra “Tirana” thonë se festa e birrës do të jetë traditë e kryeqytetit që do të mbledhë qindra mijëra njerëz.

Tradita e festës së birra “Tirana” do të shtrihet në të gjitha qytetet e Shqipërisë. ‘Birra Tirana’ është kompania më e madhe e prodhimit dhe tregtimit të birrës në vendin tonë, dhe që prej vitit 1960 ajo është ikona e industrisë ushqimore dhe mbretëresha e kryeqytetit shqiptar. Pas vitit 2002 , ‘Birra Tirana’ nisi të eksportohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Angli, Kosovë Greqi dhe Zvicër duke kapërcyer kufijtë shqiptarë. ‘Birra Tirana’ është padyshim lider në treg. E ardhmja me shijen dhe identitetin e saj si “kartëvizita” e kryeqytetit, është edhe më premtuese. Zoti Hysenbelliu është rikthyer te ‘Birra Tirana’ me ide të qarta për t’i shtuar asaj shkëlqimin dhe suksesin. Në takimin me stafin drejtues dhe aksionerët e tjerë, z.Irfan Hysenbelliu paraqiti vizionin e tij për ardhmërinë e ‘Birrës Tirana’.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.