Horoskopi

Horoskopi i datës 7 Mars 2020

06:00 - 07.03.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Përzierja e financave me miqësinë është rrallë një ide e mirë dhe kjo është më e theksuar sot. Një prej njerëzve tuaj më të dashur ka nevojë për para, por për fat të keq, ata jo gjithmonë e dinë se si t’i trajtojnë me përgjegjësi.

Këtë mëngjes hidhini një sy gjatë vetes në pasqyrë duke e vlerësuar atë që shihni. Të kesh një nivel të shëndetshëm të besimit është shumë pozitive. Energjia magnetike do t’ju bëjë që shkëlqeni sot.

Vetëm se dikush hedhë poshtë një nga idetë tuaja nuk do të thotë se është një ide e keqe. Ju duhet të merrni parasysh faktin që audienca juaj thjesht nuk është aq e zgjuar sa t’ju kuptojë madhështinë.

Ju keni shumë gjëra të mira për të thënë në lidhje me një çështje aktuale që po përhapet në rrethin tuaj shoqëror dhe njerëzit përreth jush do të jenë më të prirur t’i dëgjojnë ato. Ky është fillimi i një kohe shumë paqësore.

Përqendrohuni në ato që ju nevojiten për të bërë sot dhe thjesht bëjini ato. Përfundoni çdo punë të papërfunduar. Njerëzit kanë pritshmëri të mëdha ndaj jush. Në aspektin sentimental, gjërat po lëvizin për mirë.

Çdo lajm jo shumë pozitiv që merrni sot është vetëm një pjesë e tregimit, kështu që mos u shqetësoni kot. Ka më shumë që duhet të dini. Gjatë ditëve në vazhdim do të filloni të mësoni më tepër rreth asaj që po ndodh vërtet, veçanërisht në dashuri.

 

Mbani nën kontroll ndjenjën tuaj të humorit sot. Tani për tani, energjia juaj është paksa e pakontrollueshme. Tregoni respekt për vendet ku do të gjendeni dhe kujdesuni për reputacionin tuaj.

Tani për tani duhet të përpiqeni të jeni edhe më të hapur për jetën tuaj sesa jeni normalisht. Njëri nga miqtë tuaj është ndier pak i lënë pas dore. Është koha që të flisni me sinqeritet me partnerin tuaj në lidhje me raportin tuaj.

 

Komunikimi ka të bëjë më shumë se thjesht të flasësh apo t’i shkruash dikujt. Shenjat joverbale do të jenë shumë më të rëndësishme se ato verbale sot, kështu që mbani veshët mbyllur dhe sytë tuaj të hapur!

Ju duhen disa “ëndrra” të reja! Sot duhet të largoni energjinë negative dhe të filloni të shpenzoni më shumë energji duke menduar pozitivisht. Vizualizoni të ardhmen më të ndritshme që mund të imagjinoni.

Jeta juaj publike është gati të kalojë në sferën kryesore. Nëse keni qenë të etur për një profil më të lartë në punë ose shkollë, atëherë keni fat. Një rastësi e çuditshme mund t’ju ofrojë një mundësi të shumëpritur.

 

Ju keni qenë gjithmonë një dëgjues i mirë, por sot kjo aftësi e juaja do të vihet në provë. Një mik i trishtuar është përsëri duke kërkuar këshillën tuaj dhe këtë herë ju mund të mos jeni në humor për t’iu përgjigjur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.