Ne kohen kur vendi po kalon nje gjendje shtetrrethimi ne kuader te masave anti-koronavirus, gjithkush po perpiqet te beje te pamunduren per mosperhapjen e COVID-19.
Njerezit jane mbyllur neper shtepi, duke respektuar vendimin per “vetekarantine” gjate fundjaves.
“Gazeta Shqiptare” ka vendosur te pezulloje kete fundjave publikimin e variantit print, per t’ju bashkuar iniciatives se dekurajimit te daljes se njerezve nga shtepia. Ndaj, ju njoftojme se deri te dielen nuk do ta gjeni gazeten ne pikat e shitjes, por çdo informacion do ta keni ne variantin “on-line”ne adresen www.gazetashqiptare.al. Rikthehemi shpejt: variantin e shtypur në leter mund ta lexoni ne fillim te javes se ardhshme.
Situata e jashtezakonshme kerkon masa te jashtezakonshme. Bashke do t’ia dalim!